LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se për të, interesi i Kosovës është mbi çdo ndasi politike.

Ai u shpreh se nuk do të vendosë “vija të kuqe” ndaj asnjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, për sa kohë që bashkëpunimi shërben për çështje nacionale.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime në skenën politike, përfshirë edhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i cili e ironizoi Limajn përmes një postimi në Facebook.


Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara
Lexo po ashtu Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Molliqaj përdori nofkën e tij të luftës, “Komandant Çeliku”, për të vënë në dyshim ndryshimin e qëndrimit të tij politik.

“Nga çelik në bakër, shumë shpejt!”, shkroi Molliqaj, duke sugjeruar se Limaj ka ndryshuar qëndrimin e tij më shpejt se sa pritej.

Ndërsa kjo deklaratë ka shkaktuar debat në opinionin publik dhe politik, mbetet të shihet nëse hapja e Limajt ndaj një bashkëpunimi me Vetëvendosjen do të përkthehet në hapa konkretë apo nëse bëhet fjalë për një qëndrim taktik në prag të formimit të qeverisë së re./Telegrafi/