LAJMI I FUNDIT:

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për spiunazh për BIA-n serbe. Ky veprim vjen pas hetimeve të zhvilluara nga organet e sigurisë.

Sipas burimeve brenda organeve të sigurisë, autori dhe moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri ka bërë të ditur se Serbia kishte planifikuar që të vendoste kamera të fshehta në hotele dhe motele në Kosovë, në dhomat ku mund të qëndronin politikanët e lartë të Kosovës.

Sipas informacioneve të shpalosurura qëllimi i këtij plani të sofistikuar ishte që këto figura të rëndësishme të vendit të komprometoheshin dhe më pas të përdoren për shantazh.


Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb
Lexo po ashtu Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

“Burime brenda organeve të sigurisë, burime brenda inteligjencës. Po flas për burime të televizionit Dukagjini, bëjnë me dije se Serbia kishte edhe një plan për të kompromentuar personalitete të Kosovës. Këto burime bëjnë me dije se AKI-ja ka zbuluar se përmes Bedri Shabanit, shërbimi sekret serb apo BIA, ka synuar që të vendoste kamera nëpër hotele dhe motele në Kosovë. Tek dhomat më të larta, dhomat superiore, që do të mund të shfrytëzoheshin nga politikanët, duke pas parasysh kamerat e fshehta, të cilat mund të frekuentoheshin nga politikanët dhe më pas të përdoreshin për shantazh”.

“Të dhënat thonë se janë targetuar hotelet, ku veçmas shkojnë personalitet më të larta të Kosovës, me qëllimin e komprometimit të tyre. Normalisht që më pas do të shantazhoheshin këta politikanë nga institucionet e sigurisë. Burimet bëjnë me dije se pikërisht se ky ka qenë plani të kryhej përmes Bedri Shabanit. Kjo ka të bëjë me informacionet më të fundit dhe ekskluzive që jemi duke i ndarë me ju në këto momente”, ka thënë Panduri./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori