LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Nuk ka asnjë provë se presidenti rus Vladimir Putin është i përgatitur të angazhohet seriozisht në bisedimet e paqes me Ukrainën që nuk favorizojnë synimet e tij maksimaliste në vend.

Kështu kanë thënë për CNN tri burime të njohura me inteligjencën amerikane dhe perëndimore, përcjell Telegrafi.

Megjithëse presidenti Donald Trump ka pohuar se Putini “do të ndalojë luftën” dhe nuk dëshiron kontroll mbi të gjithë Ukrainën, zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe perëndimore besojnë se Putini mbetet i fiksuar ose për ta nënshtruar vendin ose për të siguruar një shtet të vogël e të dobët ukrainas që varet nga Moska.


“Nëse do të kishte një armëpushim, atëherë një armëpushim është vetëm koha që Putini të pushojë dhe të riarmatoset dhe të kthehet dhe të marrë pjesën tjetër të asaj që dëshiron”, ka thënë një nga burimet. “Ne nuk kemi parë asnjë tregues që ambiciet e tij kanë ndryshuar”.

Putini gjithashtu ka të ngjarë të shohë bisedimet me Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e Ukrainës si një mundësi për Rusinë që të kthehet në skenën botërore si një vend normal, thanë këta njerëz.

Dhe në këtë pikë, Rusia po vazhdon të bëjë fitime të mëdha në fushën e betejës.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore besojnë se ekonomia e saj ka të ngjarë të mbajë përpjekjet e luftës gjatë vitit të ardhshëm.

Rusia nuk ka asnjë nxitje për të bërë ndonjë lëshim kuptimplotë për Ukrainën, tha burimi i parë.

“Në mendjen e [Putinit], ai është ende duke fituar. Fiton më ngadalë se sa dëshiron, por prapë fiton”.

Kujtojmë se Trump tha të mërkurën se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë dhe se ai mendon se do të ketë një armëpushim “në një të ardhme jo shumë të largët”.

Presidenti bëri komente të ngjashme ditë më parë. Ai të dielën tha se ishte i bindur pas një telefonate me Putinin se udhëheqësi rus dëshiron t’i japë fund luftës.

“Unë mendoj se ai dëshiron të ndalojë së luftuari. Unë e shoh atë. Ne folëm gjatë dhe fort”, tha Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori