LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas “vrau një gazetar amerikan”

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas “vrau një gazetar amerikan”

Miliarderi Elon Musk, një këshilltar i lartë i presidentit amerikan Donald Trump, akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për vrasjen e një gazetari amerikan.

“Zelensky vrau një gazetar amerikan!”, tha Musk të mërkurën në llogarinë e tij X pasi Trump e quajti udhëheqësin ukrainas një “diktator pa zgjedhje” dhe paralajmëroi se “më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend”.

Postimi i Musk erdhi pasi një llogari pretendonte se gazetari kiliano-amerikan Gonzalo Lira u vra në Ukrainë vitin e kaluar pasi dyshohet se ishte kritik ndaj Zelenskyt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kujtojmë se së fundmi ka pasur një përplasje ndërmjet Zelensky dhe Trump.

Kjo ka ardhur pasi Trump ka avancuar negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë, pa pjesëmarrjen e Kievit dhe qeverive të tjera evropiane.

Ai tha se Evropa ka dështuar të sjellë paqe në Ukrainë dhe SHBA po negocionte me sukses një fund të luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori