Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar numërimin e të gjitha votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Aktualisht është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ku deri tani janë numëruar 92.73% e vendvotimeve.
Nga numërimi i këtyre vendvotimeve, në media kanë qarkulluar listat e partive politike dhe kandidatëve të tyre për deputetë, me numrin e votave që kanë marrë.
Si rezultat i numrit të votave që kanë fituar deri tani, ende pa përfunduar numërimi i të gjitha vendvotimeve dhe votave të tjera, siç janë: numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, listat e partive politike kanë sjellë befasi.
Shumë figura të njohura të të gjitha partive politike rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit të Kosovës, dhe shumë të tjera të reja pritet të zënë vendet e tyre për herë të parë në këtë institucion, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, listat mund të ndryshojnë në përqindje të vogël.
Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, top pesë figurat më të njohura që deri tani nga numërimi i votave duket se nuk do të kenë ulëse në Kuvend janë: Hysen Durmishi, Rozeta Hajdari, Enver Dugolli, Ardian Gola dhe Ismajl Kurteshi.
Befasi në listën e LVV-Alternativa e Guxo ishin emrat e rinj që pritet të sigurojnë ulëse në Kuvend. Pesë prej tyre janë: Edona Llalloshi, Liza Gashi, Bylbyl Sokoli, Nezir Kraki dhe Ilir Kërçeli.
Edhe në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, figura të njohura rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit.
Top pesë prej tyre janë: Xhavit Haliti, Ardian Kastrati, Hisen Berisha, Hajdar Beqa dhe Eliza Hoxha.
Befasi në listën e kësaj partie gjithashtu ishin emrat e rinj që kanë marrë numër të konsiderueshëm të votave. Pesë nga ta janë: Sala Jashari, Artan Behrami, Altin Krasniqi, Petrit Hajdari dhe Kosovare Murseli.
Megjithatë, duke llogaritur plotësimin e kuotës gjinore, vendet mund të ndryshojnë.
Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga votat e numëruara deri më tani, jashtë Kuvendit rrezikojnë të mbesin këto top pesë figura: Arben Gashi, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi dhe Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Top pesë emrat e rinj nga kjo parti që befasuan me vota dhe pritet të jenë pjesë e kësaj legjislature në Kuvend janë: Paris Guri, Fadil Hadërgjonaj, Jehona Lushaku-Sadriu, Serbeze Muçaj dhe Alban Zogaj.
Megjithatë, ndryshimet në listën e LDK-së mund të jenë më të mëdha duke llogaritur edhe mandatet që i kanë fituar kryetarët e komunave, si dhe kuotën gjinore.
Edhe në listën e koalicionit AAK-Nisma, nga rezultatet e deritanishme, figura të njohura rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit.
Prej tyre janë: Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj, Albana Bytyqi.
Katër ish-deputetët e legjislaturave të mëhershme Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Lahi Brahimaj, Ardian Gjini bashkë me deputeten e re Arbëreshë Krasniqi kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë.
Nëse Ardian Gjini mban pozitën e kryetarit të Komunës, atëherë zëvendësohet nga Vesel Krasniqi i Nismës Socialdemokrate.
Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se ky koalicion në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar 8 mandate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit