Kush dominoi e kush rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit? – këto janë votat që morën në Deçan kandidatët e koalicionit AAK-Nisma

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për kandidatë për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit, ku deri në përfundim të ditës së dielë ishin numëruar 73.23% e vendvotimeve në nivel vendi.
KQZ të hënën njoftoi se ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 19 komunat: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Telegrafi ka siguruar listën e koalicionit AAK-Nisma, ku nga numërimi i 73% të votave top dhjetësha që mund të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës janë: Ramush Haradinaj (32,163 vota), Daut Haradinaj (19,030 vota), Fatmir Limaj (16,454 vota), Time Kadrijaj (11,366 vota), Bekë Berisha (10,899 vota), Lahi Brahimaj (8,820 vota), Arber Tolaj (7,598 vota), Albana Bytyqi (7,581 vota), Ardian Gjini (7,408 vota) dhe Bashkim Ramosaj (7,312 vota).

Ajo që është befasi në këtë listë është se shefi aktual i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri duket se do të mbetet jashtë ulëses së Kuvendit. Tahiri ka arritur deri tash të marrë 6,246 vota në nivel vendi nga numërimi i 73% i vendvotimeve. I njëjti fat duket se do ta ndjek edhe deputetin Pal Lekaj i cili deri tash ka 6,408 vota.
Ndërkaq votat për koalicionin AAK-Nisma në Deçan, komunë kjo që njihet si bastion i AAK-së janë shpërndarë në këtë mënyrë.
Sipas listës që ka siguruar Telegrafi, Ramush Haradinaj në Deçan ka marrë 6,697 vota, Daut Haradinaj ka 6,045, Fatmir Limaj ka marrë 1,083 vota, Time Kadrijaj 4,481 vota, Arber Tolaj 3,184, Albana Bytyqi 639 vota, Ardian Gjini 808 vota, Bashkim Ramosaj 4,938 vota.
Në këtë komunë top pesëshja më e votuar janë vëllezërit Haradinaj, kryetari aktual i kësaj komune Bashkim Ramosaj, deputetja Time Kadrijaj dhe Arton Demhasaj analisti i cili në këto zgjedhje kandidoi për herë të parë si deputet në këtë listë. Demhasajt votën ia kanë dhënë 3,802 qytetarë të Deçanit.
Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar Besnik Tahiri në Deçan ka marrë vetëm 875 vota, kurse deputeti Pal Lekaj vetëm 354. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës