LAJMI I FUNDIT:

E ka gjetur formën së fundmi në La Liga, Muriqi: Jam personi më i lumtur në botë

E ka gjetur formën së fundmi në La Liga, Muriqi: Jam personi më i lumtur në botë

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe këtë e dëshmoi edhe në fitoren e fundit të Mallorcas. 

Mallorca triumfoi me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Las Palmas në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit spanjoll. 

Muriqi ishte autor i dy golave të realizuar në këtë takim duke ndihmuar ekipin e tij të arkëtojë tri pikë me vlerë në garën për të siguruar garat evropiane. 


Pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi u shpreh shumë i lumtur për golat e shënuar duke deklaruar se nuk ka njeri më të lumtur në botë se sa ai. 

“Jam shumë i lumtur, momentalisht nuk ka asnjë person më të lumtur në botë se sa unë”. 

Vedat Muriqi me dy gola i sjell fitoren Mallorcas – shpallet lojtar i ndeshjes  
Lexo po ashtu Vedat Muriqi me dy gola i sjell fitoren Mallorcas – shpallet lojtar i ndeshjes  

“Kam shënuar dy gola dhe ekipi ia arriti ta fitonte ndeshjen, po shikoj para që të bëjë më shumë”, ka thënë fillimisht Muriqi. 

30-vjeçari pati mundësinë që të kompletonte edhe het-trikun e tij, por këtë fatkeqësisht ia mohoi shtylla. 

“Ishte fat i keq, por kështu e ka futbolli. Shpresoj që kjo do të më ndihmojë të punoj më shumë për të shënuar edhe javën tjetër”. 

Në fund, sulmuesi dardan foli në përgjithësi për performancën e Mallorcas në këtë takim. 

“Në pjesën e parë përveç që shënuam golat kemi luajtur shumë mirë. Në të dytën kemi vuajtur pak por e kemi ditur se duhet të fitojmë”. 

“Duhej ta fitonim këtë ndeshje që t’i jepnim fund kësaj serie të keqe dhe jam shumë i lumtur që e arritëm këtë”, përfundoi ai./Telegrafi/