LAJMI I FUNDIT:

Barcelona përgatit një kontratë të madhe për yllin e skuadrës pas interesimit nga Chelsea

Barcelona përgatit një kontratë të madhe për yllin e skuadrës pas interesimit nga Chelsea

Barcelona është e gatshme t’i ofrojë një rritje të ndjeshme të pagës dhe një kontratë të re francezit Jules Kounde gjatë javëve në vazhdim. 

Blaugranasit kanë arritur të sigurojnë kontrata të reja për disa prej lojtarëve kryesor që prej fillimit të vitit 2025, duke planifikuar qysh tani të ardhmen e tyre afatgjatë. 

Përmirësimi i situatës financiare i ka lejuar ata që të sigurohen se nuk do të humbasin lojtarët kyç, por pritet që të ketë edhe marrëveshje të tjera. 


Sipas një raportimi nga Diario Sport, Kounde shihet si një lojtar i rëndësishëm nga Hansi Flick dhe ai dëshiron që e ardhmja e tij të  zgjidhet shpejtë. 

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham
Lexo po ashtu “Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

Krahas zhvillimit të tij si mbrojtës i djathtë, interesimi që ka për të Chelsea ka bërë që Barcelona të futet në aksion. 

‘Blutë e Londrës’ janë të shqetësuar për të ardhmen e Reece James pasi kapiteni i tyre ka vuajtur në mënyrë konstante nga lëndimet gjatë 18 muajve të fundit. 

Chelsea besohet se është e gatshme të ofrojë rreth 100 milionë euro për Kounde, shumë kjo e cila mund të merret në konsideratë nga Barcelona. 

Sidoqoftë, 26-vjeçari vlerësohet si ‘i paprekshëm’ nga Flick dhe ai gjermani do kërkojë me çdo kusht qëndrimin e tij. 

Si dëshmi për rëndësinë që ka ai në skuadër, Kounde ka luajtur titullar në 21 nga 23 ndeshje të Barcelonës deri më tani në La Liga dhe vetëm Raphinha (22) ka më shumë paraqitje nga minuta e parë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori