LAJMI I FUNDIT:

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë 

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë 

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 15-të në Ligën e Parë në të dyja grupet, A dhe B. 

Pas një pushimi të gjatë, Liga e Parë është kthyer në aksion, ku nuk kanë munguar ndeshjet e forta dhe golat. 

Në Grupin A, lideri Drenica ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 1-0 me golin e Mohamed Fofana. 


Fitore me rezultat të ngushtë ka shënuar edhe Vëllaznimi, që mposhti Rilindjen 1974 me rezultat 3-2.  

Trepça ‘89 u kthye në garë pas fitores në derbin lokal ndaj Mitrovicës me rezultat 4-2.  Befasi të madhe e ka shkaktuar Istogu duke mposhtur Trepçën me rezultat 3-2.  Derbi mes Besës dhe Lirisë është mbyllur me rezultat 0-0. 

Drenica mbetet lider me 34 pikë, ndërsa Vëllaznimi është i dyti me 30 pikë.

Trepça dhe Trepça ‘89 kanë nga 26 pikë në vendet tre dhe katër. 


Sa i përket, Grupit B, lideri Prishtina e Re ka arritur fitore si mysafir ndaj KEK-ut, me rezultat 1-0, fal golit të Endrit Bahollit.  

Me të njëjtin rezultat, si mysafir ka shënuar fitore edhe Vushtrria ndaj Vjosës, me golin e Solomon. 

Ramiz Sadiku ka marr fitore të madhe si mysafir ndaj Kikës me rezultat 3-0, ndërsa 2 Korriku ka mposhtur Flamurtari si mysafir po ashtu me rezultat 3-1.  Vjosa ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2-1. 

Prishtina e Re është lider me 38 pikë, ndërsa Vushtrria është e dyta me 33 pikë.  

Dimano e Ferizajt është e treta me 26 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku është i katërti me 24 pikë.  

/Telegrafi/  

 

 

 

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori