Volkswagen do të prezantojë muajin e ardhshëm konceptin e modelit elektrik fillestar, i cili pritet të hyjë në prodhim në vitin 2027.
Me këtë model, Volkswagen synon të ulë kostot dhe të ofrojë një veturë që do të tërheqë një audiencë të gjerë. Megjithatë, kompania aktualisht po e mban projektin mjaft sekret.
Volkswagen ka konfirmuar se modeli i ri fillestar do të prodhohet në Evropë dhe është krijuar posaçërisht për tregun evropian, me një çmim të synuar prej 20 mijë eurosh.
Koncepti do të quhet Volkswagen ID. Every1, duke reflektuar strategjinë e kompanisë për ta bërë elektromobilitetin të qasshëm për të gjithë.
Ky automjet i vogël elektrik do të bazohet në një version të përmirësuar të platformës MEB, e cila përdoret në modelet aktuale elektrike të Volkswagenit.
Duke pasur parasysh që ID. 2all – një tjetër koncept i Volkswagen – ka një gjatësi prej 405 cm, mund të supozojmë se ID. Every1 do të jetë edhe më kompakt. Për krahasim, Volkswagen e-Up, një nga modelet e vogla elektrike të markës, ishte vetëm 3.5 metra i gjatë.
Për të kompensuar përmasat e vogla, Volkswagen duhet të jetë kreativ në organizimin e hapësirës. Heqja e motorëve të mëdhenj me djegie të brendshme dhe sistemeve ndihmëse të tyre do ta lehtësojë këtë detyrë.
Sa i përket dizajnit, skicat e publikuara tregojnë një automjet kompakt dhe funksional.
Mbetet për t’u parë nëse Volkswagen ID. Every1 do të arrijë të justifikojë emrin e tij dhe të bëhet një model i rëndësishëm për të ardhmen e Volkswagen-it në tregun e veturave elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-46-780x439.jpg)
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk
![Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-19-780x439.png)
Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?
![Të gjithë i kishin, konsideroheshin simbol luksi dhe befasisht u zhdukën nga tregu – historia e gomave me vijë të bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-153-780x439.jpg)
Të gjithë i kishin, konsideroheshin simbol luksi dhe befasisht u zhdukën nga tregu – historia e gomave me vijë të bardhë
![Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-22-780x439.jpg)
Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike
![Zbulohet numri i makinave elektrike të shitura në mbarë botën në janar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-10-780x439.png)
Zbulohet numri i makinave elektrike të shitura në mbarë botën në janar
![Rrotat 20,000 dollarë të BMW-së tani janë në dispozicion edhe në Amerikën e Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_21-13-780x439.png)
Rrotat 20,000 dollarë të BMW-së tani janë në dispozicion edhe në Amerikën e Veriut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame