Në vitin 1993, 18 paqeruajtës amerikanë u vranë nga milicët somalezë. Çfarë shkoi keq – dhe a ishte ky një “precedent i rrezikshëm”?
Nga: Colin Freeman / The Daily Telegraph (titulli: The ‘barbaric’ true story of Black Hawk Down)
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Rreshteri Kenneth Thomas kujton momentin kur incidenti Black Hawk Down [rënia e helikopterit amerikan Black Hawk – Skifteri i Zi; fjala është për atë që njihet si Beteja e Mogadishusë e 3 dhe 4 tetorit 1993], në Mogadishu, filloi të ndihej si një skenar filmi. Ishte 3 tetori i vitit 1993, dhe pas një sulmi në strehën e kreut të luftës, në qendër të kryeqytetit Mogadishu, ai dhe rreth 100 trupa të tjerë amerikanë u gjendën të rrethuar nga mijëra milicë somalezë.
“E quanim si një moment Holivudi, sepse nuk kishim parë asgjë të ngjashme, përveçse në filma”, kujton Thomasi, 59 vjeç, i cili i ishte bashkuar Ushtrisë amerikane vetëm dy vjet më parë, duke ndjekur hapat e të atit që ishte veteran i Luftës së Vietnamit. “Kishte kaq shumë të shtëna në çdo drejtim, plumba që vinin, plumba që shkonin. Nuk mbaj mend veten nëse ndihesha i tronditur – por, pastaj njerëzit qëlloheshin me plumba dhe binin”.
Pikërisht atëherë ndodhi që skenari i Holivudit të marrë një kthesë të gabuar, kur “të këqijtë” ishin shumë pranë fitores. Në betejën 18-orëshe që pasoi, 18 trupa amerikanë u vranë dhe 73 të tjerë u plagosën, duke e bërë këtë aksion të jetë episodi më vdekjeprurës i ushtrisë amerikane që nga Lufta e Vietnamit. Për ta shtuar tmerrin, trupat e ushtarëve u tërhoqën zvarrë nëpër rrugë nga milicët që brohorisnin. Katër ditë më vonë, presidenti Bill Clinton njoftoi tërheqjen e ShBA-së, duke marrë me vete një mësim të hidhur mbi rreziqet e ndërhyrjeve në vendet e tjera.
E gjithë historia është dokumentuar tashmë në detaje, fillimisht nga Mark Bowden në bestsellerin e tij të vitit 1999, Black Hawk Down, dhe më pas nga Ridley Scott në filmin e tij të vitit 2001 me të njëjtin titull. Fuqia e vazhdueshme e kësaj ngjarjeje, tani është trajtuar edhe nga një dokumentar në Netflix – një serial i ri me tri pjesë që aktualisht po transmetohet.
Surviving Black Hawk Down është një rrëfim gjithëpërfshirës – një pranim se edhe pas ndalimit të të shtënave, beteja mbi narrativën historike vazhdon. A ishte kjo një humbje poshtëruese për superfuqinë kryesore të botës, siç shumë vetë pretenduan? Apo ishte, siç thonë disa veteranë amerikanë, si rreshteri Thomas, një histori e përgjakur heroizmi, ku ata rezistuan përballë gjasave të pamundshme? Si u perceptua nga somalezët – a ishin ata krenarë që mundën fuqinë e madhe amerikane, pavarësisht se kjo e përshpejtoi rënien e kombit të tyre në dekada anarkie?
Këto pyetje më është dashur t’i shqyrtoj, personalisht, kur vizitova për herë të parë Mogadishun si korrespondent i ditores The Telegraph në vitin 2006, ku mbetjet e një prej helikopterëve ende qëndronin në kopshtin e pasmë të një gruaje të njohur si “Zonja Black Hawk Down”. Për një tarifë, ajo lejoi gazetarët të fotografonin rrënojat – një simbol i djegur dhe i dërrmuar se si Somalia ishte shndërruar në një zonë të rrezikshme dhe pa ligj. Dy vjet më vonë, e përjetova personalisht atë mungesë ligji, duke kaluar gjashtë javë i rrëmbyer në një shpellë, ndërsa raportoja mbi epideminë e piraterisë në Somali. U lirova pa dëme të mëdha, por pata mjaft kohë për të menduar nëse Somalia do të kishte pasur një fat më të mirë nëse helikopterët Black Hawk nuk do të ishin rrëzuar atë ditë.
Nuk e kam asnjë ide nëse mbetjet e helikopterit janë ende aty, por shumica e somalezëve mbi 40 vjeç, ruajnë të gjalla kujtimet nga dita kur u rrëzua.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu02.jpg)
“Ashtu siç të gjithë në Britani mbajnë mend ditën se ku ishin kur vdiq princesha Diana, çdo njeri në Mogadishu e di se ku ndodhej më 3 tetor 1993”, thotë Jack McInnes, regjisori i dokumentarit Surviving Black Hawk Down i cili intervistoi vendasit, trupat amerikane dhe ish-milicët. Ai punoi së bashku me producentin britanik dhe reporterin e Channel Four, Jamal Osman, i cili ka lindur në Somali dhe ka kontakte të mëdha atje. Megjithatë, edhe sot, kryeqyteti somalez mbetet një vend i rrezikshëm për ekipet perëndimore të xhirimit, prandaj, gjatë realizimit të dokumentarit, shumë pjesëmarrës u dërguan për intervista në Keninë fqinje.
Nuk është për t’u habitur që të dyja palët japin perspektiva shumë të ndryshme, por ngjarjet që çuan në incident ndodhën afërsisht si më poshtë.
Pas shpërthimit të luftës klanore, pas rrëzimit të diktatorit somalez të mbështetur nga sovjetikët, Siad Barre, në Mogadishu u dërgua një forcë paqeruajtëse e OKB-së me pothuajse 40 mijë trupa, nga të cilët tri të katërtat ishin amerikanë, për të ndaluar krerët e luftës të plaçkitnin ndihmat për ta ndaluar urinë. Ajo që fillimisht dukej si një version ushtarak i Live Aid [rok-koncerti humanitar i vitit 1985], më pas u shndërrua në luftë për pushtet me krerët e luftës, veçanërisht me Mohamed Farah Aideedin, forcat e të cilit kishin luajtur një rol kyç në rënien e Barresë. Në një vend ku rregulli ishte i lidhur me armën, Aideedi e ndjente veten të ligjshëm për të qenë pasardhës i Barresë dhe kishte frikë se mbështetja e OKB-së për zgjedhje shumëpartiake do të pengonte qëllimet e tij.
Të dyja palët, paqeruajtësit dhe milicët somalezë akuzuan njëri-tjetrin për mizori. Në qershor 1993, forcat e Aideedit u fajësuan për një pritë ku u vranë 24 trupa pakistaneze. Një muaj më vonë, helikopterët amerikanë bombarduan një shtëpi në Mogadishu ku mendohej se ndodheshin njerëzit e Aideedit, por u akuzuan për vrasjen e dhjetëra pleqnarëve të klaneve që po flisnin për paqen.
Pavarësisht se cila ishte e vërteta, kjo i ktheu shumë somalezë kundër pranisë së huaj. Kështu, në një sulm mbi një tjetër strehë të Aideedit në tetor, forcat amerikane zbarkuan trupat me helikopterë për të thyer me shkelm një derë, në vend që ta bombardonin nga distanca, sepse donin të shmangin viktimat e pafajshme. Plani ishte të fluturonin mbi ndërtesë dhe të zbrisnin me litar nga 20 metra lartësi – por, siç kujton rreshteri Thomas, aty filluan të shfaqeshin problemet.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu03.jpg)
“Shpejt me litarë nënkupton thjeshtë rrëshqitjen me dorëza, pa ndonjë litar sigurie apo pajisje për alpinistë”, më thotë ai në telefon nga ShBA-ja. “Por, një nga shokët e mi nuk e kapi litarin, sepse helikopteri u zhvendos për të shmangur të shtënat, dhe ai ra nga 15 metra lartësi duke thyer shtyllën kurrizore. Që në fillim, misioni po merrte një kthesë të rëndë”.
Megjithëse fillimi ishte i pasigurt, ai thotë se sulmi ishte i suksesshëm, duke kapur një duzinë ndihmësish të Aideedit brenda gjysmë ore, të cilët do të ngarkoheshin në një kolonë me Humvee [makinë e blinduar ushtarake] që kishte rrethuar ndërtesën. Pastaj, pak minuta më vonë, ndodhi e paimagjinueshmja: helikopteri i parë nga tre Black Hawk u rrëzua nga një bazukë – diçka që pak e kishin menduar si të mundur për shkak të shpejtësisë së madhe të helikopterëve. Por, forcat e Aideedit, duke përdorur teknikat e zhvilluara nga muxhahedinët afganë, kishin gërmuar gropa të fshehura për të qëlluar direkt në qiell, ndërsa kokat e bazukave ishin modifikuar për të shpërthyer në ajër në vend që të kërkonin një goditje të drejtpërdrejtë
Që nga ai moment, grupi sulmues duhej gjithashtu të vepronte si një forcë shpëtimi për ekuipazhin e helikopterit të rrëzuar, megjithëse edhe atëherë rreshteri Thomas ishte i sigurt se do të fitonin. Armiku, në fund të fundit, nuk ishte një forcë elitare si njësitë Rangers dhe Delta Force, por thjesht “djem me shapka në pjesën e pasme të kamionçinave”, të cilët në shumicën e rasteve nuk dinin as të qëllonin siç duhet. Megjithatë, milicët e çorganizuar kishin një avantazh që shumica e ushtarëve të huaj nuk e kishin.
“Këta burra amerikanë nuk kishin qenë kurrë në një betejë të vetme”, thotë milici Yasin Dheere, në dokumentar. “Ishin djem shkollash. Unë isha një luftëtar me 30 apo 40 beteja mbi supe”.
Dhe, me të vërtetë, ajo që somalezëve u mungonte në teknikë, e kompensonin me shpirtin luftarak dhe kështu filloi të mbizotëronte forca numerike. Shoku i Thomasit, Earl Fillmore, u vra vetëm pesë metra larg tij, ndërsa përpiqeshin të arrinin te helikopteri i rrëzuar.
“Nëse nuk beson se ka një shpirt brenda trupit të njeriut, atëherë nuk ke qenë aty kur dikush vdesë”, thotë Thomas. “Sepse, 60 sekonda më parë, ai ishte Earli. Dhe, pastaj, kur arrita tek ai, ai thjesht dukej si një figurë muzeale prej dylli e një njeriu që dikur njihja”.
Ndërkohë që mbështetësit e Aideed vërshuan nga gjithë Mogadishu për t’u bashkuar në luftë, erdhi radha e amerikanëve të ndiheshin si pre të rrethuara, ndërsa milicët bllokonin rrugët e arratisjes nëpër rrugicat e ngushta të qytetit.
“Paramendo të përpiqesh të kthesh një automjet në një rrugicë të ngushtë gjatë një përleshjeje me armë”, thotë specialisti Brad Thomas, i cili po përpiqej të evakuonte të plagosurit me një Humvee. “Ne përballeshim me një bllokadë pas tjetrës … duke u endur në qark nëpër rrugë, ndërkohë që na qëllonin”.
Një tjetër ushtar, i identifikuar vetëm si “Dave” në dokumentar, pranon se kishte qëlluar mbi turmat e somalezëve. “Nuk kam asnjë problem ta them, sepse kishte njerëz që na qëllonin nga ato turma, dhe unë nuk mund të rrija ulur aty e të merrja vesh se kush po më gjuan”, thotë ai. “Nëse ishe atje më 3 tetor, nuk të priste asnjë e mirë”.
“Ishte çmenduri, ishte barbari”, shton specialisti Thomas, i cili thotë se “u përpoqa të vrisja këdo që mund të shihja që ishte armiqësor ose vepronte në mënyrë armiqësore”.
Dhe, situata ishte gati të bëhej edhe më barbare. Një kolonë shpëtimi e udhëhequr nga tanket pakistaneze, më në fund ndihmoi trupat e rrethuara të ktheheshin në bazë, vetëm për të parë lajmet ku trupat e shokëve të tyre të vdekur po tërhiqeshin zvarrë nëpër rrugë. “Të gjithë po bërtisnin drejt televizorit se ‘çfarë dreqin është kjo’”, thotë Specialisti Thomas. “Ishte absolutisht e neveritshme dhe thash me vete: ‘Familjet e këtyre njerëzve po e shohin këtë’”.
Natyrisht se po. Në ShBA, Carmen Gordon, gruaja e nënrreshterit Gary Gordon, sapo ishte informuar se ai ishte shpallur “I zhdukur në aksion” – një term që nuk e kishte dëgjuar të përdorej që nga Lufta e Vietnamit. Pastaj, ajo pa në lajme pamjet makabre të trupave të tërhequr zvarrë në rrugët e Mogadishut. “Nuk mund ta kuptoja se si njerëzimi mund të ishte kaq mizor”, thotë ajo. Ndërkohë, gjithashtu u shfaqën videot e pilotit të kapur të helikopterit Black Hawk, Mike Durant, i cili në një moment u rrah me krahun e prerë të një shoku të ekuipazhit. “Mendova se nuk ka asnjë rrugëdalje nga këtu, se do të vdes”, kujton ai.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu04.jpg)
Pas negociatave të fshehta, Durant u lirua në një “gjest të vullnetit të mirë” nga Aideedi, i cili kishte frikë nga hakmarrja e ShBA-së. Gjithsesi, gjashtë muaj më vonë, gjithë trupat amerikane ishin larguar, me forcat e tjera të OKB-së që ndoqën shpejt shembullin e ShBA-së. Somalezët pësuan deri në 500 të vrarë dhe 1 000 të plagosur, por disa ende këmbëngulin se kjo ia vlente. “Edhe nëse vdiqën 1 000 njerëz, nuk kishte rëndësi”, thotë luftëtari Nuur Hassan, i cili mori armët pasi u keqtrajtua në një postbllok të OKB-së. “Qëllimi ynë ishte liria e Somalisë”.
Por, ndërsa luftëtarët e Aideedit festonin fitoren, vendi vuajti në planin afatgjatë. Pas tërheqjes së OKB-së, Somalia u braktis nga komuniteti ndërkombëtar, duke mbetur pa një qeveri funksionale për gati dy dekada, ndërsa piratët dhe islamistët përfituan nga boshllëku i pushtetit. Vetë Aideedi u vra nga një snajper në Mogadishu tre vjet më vonë.
Trauma e Black Hawk Down pati pasoja në mbarë Afrikën, duke kontribuar në hezitimin e Uashingtonit për të ndërhyrë ushtarakisht gjatë gjenocidit në Ruandë në vitin 1994, ku u masakruan deri në 800 mijë njerëz. Ajo përndoqi gjithashtu politikëbërësit amerikanë gjatë vendimmarrjes për Luftën e Bosnjës (1992-1995), një konflikt brutal në zemër të Evropës, ku u vranë mbi 100 mijë njerëz. Në fakt, ShBA-ja nuk rifitoi besimin për ndërhyrje të mëdha ushtarake në terren, deri në Afganistan në vitin 2001, dhe incidenti Black Hawk Down mbetet edhe sot një “mësim i nxjerrë” në qarqet ushtarake të ShBA-së.
Për rreshterin Thomas, i cili u largua nga ushtria katër vjet më vonë dhe tani është këngëtar i muzikës kantri dhe folës motivues, humbja e vetëbesimit të Amerikës ishte ndoshta kostoja më e madhe. Çdo dhjetë vjet, ai dhe bashkëluftëtarët e tij mblidhen për një ribashkim, ku ende kujtojnë me krenari atë ditë fatale. Megjithatë, nëse ka diçka për të cilën pendohet, është fakti se liderët politikë të Amerikës humbën vullnetin për të vazhduar misionin në Somali. Hija e Black Hawk Down-it vazhdon të ndihet edhe pas më shumë se dy dekadash – platforma e fundit zgjedhore e Donald Trumpit ishte e mbështetur fort në izolacionizmin amerikan dhe dëshirën për t’i dhënë fund “të gjitha luftërave të huaja”.
“Ishte një gabim për Amerikën të tërhiqej nga bota, dhe do ta përmendja Ruandën si shembull për këtë”, thotë ai. “Kjo vendosi një precedent të rrezikshëm – që nëse i shkakton një superfuqie humbje të përgjakshme dhe tërheq trupat e tyre zvarrë në rrugë, publiku amerikan nuk ka durim për ta vazhduar tutje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
![Një letër burrit të vdekur...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/09/xhuli-keko-780x439.jpg)
Një letër burrit të vdekur...
![GJUHA SHQYPE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Ndre-Mjeda-e1519125626968-780x439.jpg)
GJUHA SHQYPE
![Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Nena-e1528625280692-780x439.jpg)
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi