LAJMI I FUNDIT:

“Mos ma përmend mua gruan”, agravon situata mes Tirit dhe Indritit në Big Brother VIP Albania

“Mos ma përmend mua gruan”, agravon situata mes Tirit dhe Indritit në Big Brother VIP Albania

Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 po bëhet gjithnjë e më i tensionuar, ndërsa raportet mes banorëve po arrijnë në pikën e shpërthimit. Së fundmi, një debat i ashpër ka ndodhur mes Indrit Çobanit dhe Tiri Gjocit, ku tonet janë ngritur dhe janë shkëmbyer fjalë të forta.

Gjithçka nisi kur Tiri iu drejtua Indritit me fjalët: “Shko ti rri me partneren tënde”.

Por Indriti nuk e priti aspak mirë këtë koment dhe reagoi menjëherë, duke iu kthyer me një ton të ashpër: “Mos ma përmend partneren o qimë-kuq. Partneren tënde e ke brenda!”


Kjo frazë i referohej faktit që e dashura e Tirit, Krisa, është gjithashtu pjesë e shtëpisë së BBVA, gjë që e bëri situatën edhe më të ndjeshme.

Marrëdhënia mes Indritit dhe Tirit ka qenë e tensionuar që prej fillimit të këtij edicioni, por ky debat duket se ka përkeqësuar edhe më shumë situatën. Përmendja e partnerëve në mes të një debati të tillë është shpesh një pikë e ndjeshme për banorët, dhe ky rast nuk bëri përjashtim.

Pas kësaj përplasjeje, atmosfera në shtëpi u tensionua akoma më shumë, ndërsa banorët e tjerë u munduan të ndërhynin për të qetësuar situatën.

Ky nuk është debati i parë i fortë në këtë edicion të Big Brother VIP Albania 4, dhe me ecurinë e lojës, duket se përplasjet mes banorëve vetëm sa do të intensifikohen edhe më shumë. A do të arrijnë Indriti dhe Tiri ta sqarojnë situatën, apo ky konflikt do të thellohet më tej? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Magazina

"Kë ke pasur para burrit", debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori