LAJMI I FUNDIT:

Veliaj në paraburgim, Rama shoqëron kryetaren e deleguar në aktivitetet e Bashkisë

Veliaj në paraburgim, Rama shoqëron kryetaren e deleguar në aktivitetet e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin rijetëzimi i “Sheshit Nënë Tereza”. Sipas tij, ideja më e veçantë është ajo e një vepre në mes të sheshit me duart e hapura të Nënë Terezës, i njëjti projekt si ai i duarve në Venecia, por sipas kreut të qeverisë, disa herë më i madh.

“Kemi menduar një vepër të ngjashme me atë të Venecias, kemi ideuar, nga arkitektët, duart e Nënë Terezës në mes të sheshit këtu, sikurse ajo e Venecias, që mban duart hapur, por këtë herë më të mëdha”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli edhe për një sërë projektesh në proces dhe diskutim, mes të cilëve ai i rikualifikimit të Pallatit të Kongreseve, për të cilin do bëhet edhe “një konkurs ndërkombëtar me arkitektët më të mirë në botë”.


“Tirana tani është bërë vendi ku po ndodh pa shumë bujë gjithçka, por që është e ngjashme me atë që ndodhi në Nju Jork në vitet ’30. Me një rrjet të gjerë arkitektësh të njohur në bot, madje dhe me nobel të arkitekturës, që janë angazhuar me projekte, por kryesisht në Tiranë. Në qershor kemi planifikuar edicionin e parë të festivalit “Bukë dhe zemër”, me moton ‘më sill pak kripë të lutem’, një nismë që e kanë edhe këta arkitektë, qëllimi është që ta bëjmë të përvitshëm. Që do ketë pjesë të dytë këtë vit, mbase në Elbasan dhe me pjesëmarrjen edhe të dashamirësve edhe nga jashtë vendit. Janë dhe disa projekte të tjera që janë rrugës. Një prej tyre është projekti për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, të shohim një pallat të rijetëzuar”, tha Rama.

Rama nuk harroi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, i arrestuar prej 3 ditësh nga SPAK dhe GJKKO, duke iu referuar për punët e kryera deri tani në kryeqytet dhe të ardhmen, teksa shtoi se Tirana do bëhet qyteti më i jashtëzakonshëm i Europës: “Ky do jetë kryeqyteti më i jashtëzakonshëm i rajonit dhe ndër më tërheqëset e Europës, e them me bindje të plotë. Do jetë qytet me arsye të fortë për ta vizituar. Siç thotë Erion Veliaj, që e ka mësuar nga unë, ditët më të mira janë përpara”.

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Lajme
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Lajme
Kalo në kategori