LAJMI I FUNDIT:

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Pamje të William Salibas duke biseduar me një tifoz të Arsenalit janë bërë virale pas raportimeve që po e lidhin me një transferim tek Real Madridi. 

23-vjeçari është bërë njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë, duke formuar një dyshe të fortë me Gabriel Magalhaes. 

Arsenali ka pësuar vetëm 22 gola në 24 ndeshje në kampionat këtë sezon, një rekord i shkëlqyeshëm që i ka dhënë atyre një tjetër mundësi për të garuar për titull. 


Performancat individuale të Salibas kanë rënë në syrin e disa klubeve të mëdha në Evropë, duke përfshirë Paris Saint-Germian dhe Real Madrid. 

Arsenali i vendos një çmim rekord kartonit të Salibas pas interesimit nga Real Madridi
Lexo po ashtu Arsenali i vendos një çmim rekord kartonit të Salibas pas interesimit nga Real Madridi

Mediumi francez RMC Sport ka raportuar se Saliba është identifikuar si proriteti absolut i gjigantit spanjoll për ta përforcuar vijën e mbrojtjes. 

Arsenali momentalisht po stërvitet në Dubai teksa po përgatiten që të rikthehen në aksion të shtunën ndaj Leicester Cityt. 

Pamjet që qarkulluan të hënën të lojtarëve duke nënshkruar autografe për tifozët, vërejtën një bashkëbisedim të Salibas me një tifoz që ‘rrëmbeu’ titujt e gazetave. 

“Të lutem Saliba, mos shko asnjëherë në Madrid. Jo Madrid, apo jo? Qëndro tek Arsenali”, ishin fjalët e tifozit në drejtim të francezit. 

Saliba refuzoi që të përgjigjej në këtë video dhe shihet duke buzëqeshur, andaj ky reagim ka shkaktuar debat në internet me disa tifozë që besojnë se këto dyshime janë të vërteta./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Kalo në kategori