LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t’i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t’i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar sërish propozimin e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza.

Ai tha se Izraeli duhet të paguajë për dëmin që ka shkaktuar atje dhe që të fillojë rindërtimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne nuk e konsiderojmë propozimin për të dëbuar palestinezët nga tokat ku ata kanë jetuar për mijëra vjet si diçka që duhet marrë seriozisht”, ka thënë Erdogan gjatë një vizite në Malajzi.


“Askush nuk ka fuqinë të detyrojë popullin palestinez të përjetojë një Nakba të dytë”, shtoi ai, duke iu referuar zhvendosjes masive të palestinezëve gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948.

Erdogan, i cili është në një turne katër-ditor në Malajzi, Indonezi dhe Pakistan, theksoi shkatërrimin e rëndë në Gaza.

Ai tha se qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duhet të kërkojë fonde për të “kompensuar” për atë që ai tha se ishte dëm që arrin në 100 miliardë dollarë “në vend që të kërkojë një vend për popullin e Gazës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori