LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i KQZ-së: Probleme teknike me sistemin, rezultatet po mblidhen manualisht

Kryetari i KQZ-së: Probleme teknike me sistemin, rezultatet po mblidhen manualisht

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar procesin e numërimit të votave dhe problemet teknike me platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare.

Radoniqi ka bërë të ditur se, pavarësisht përgatitjeve të bëra nga KQZ, sistemi nuk ka funksionuar siç ishte paraparë, duke pamundësuar transmetimin elektronik të rezultateve paraprake.

“Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë, gjithçka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Por, për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë që t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike”, ka deklaruar Radoniqi.


Radoniqi tha se KQZ ka vendosur të mbledhë të dhënat manualisht nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve, të cilat tashmë janë plotësuar pas numërimit të fletëvotimeve.

“Sigurojmë qytetarët e Kosovës se mostransmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare për subjektet politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet përfundimtare. Pasi t’i grumbullojmë në mënyrë manuale, do t’i publikojmë”, ka theksuar ai.

KQZ u ka kërkuar ndjesë qytetarëve për vonesën dhe ka siguruar se procesi i numërimit dhe publikimit të rezultateve po vazhdon me transparencë të plotë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Kalo në kategori