Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u shpreh i sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, Stavileci nga selia e PDK-së, tha se rezultati është inkurajues.
“Kosova dëshmoi edhe një herë se është një demokraci e pjekur, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vendit. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë. Qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë politike, duke votuar me përgjegjësi dhe qetësi. Kjo është një fitore për vendin tonë dhe për të ardhmen që të gjithë bashkë po ndërtojmë… Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve. Prandaj, mbetemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar që çdo votë të numërohet me korrektësi dhe transparencë. Siç kemi thënë nga fillimi, ne respektojmë procesin dhe do të presim përfundimin e numërimit zyrtar para se të dalim me qëndrime të tjera politike”, tha ai.
Stavileci para gazetarëve tha se rezultat zgjedhor është inkurajues për këtë parti. Sipas tij, hapat e mëtejshëm për atë se çfarë do të prodhoj epilogu përfundimtarë i këtyre do t’i ndajnë edhe me medie.
“Rezultati jonë është inkurajues ajo që e kemi thënë gjatë gjithë kohës në veçanti kryetari Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Hamza të cilët gjatë gjithë kohës kanë punuar në mënyrë më të mirë të mundshme me vizion përkushtim për t’i bashkuar njerëzit rreth një programi për një Kosovë më mirë dhe u pa edhe sot se votuesi i Kosovës dhe jo vetëm ai i PDK por edhe të tjerët u bashkuan që vendin tonë ta bëjnë më mirë. Për hapat e mëtejshëm, për analizat e mëtejshme për atë se çfarë do të prodhoj epilogu përfundimtarë i këtyre zgjedhjeve natyrisht që ne do të jemi gjatë gjithë kohës dhe ato informata do t’i ndajmë edhe me juve. Sot mbi të gjitha në këto orë të para të përfundimi të këtij procesi e rëndësishme është janë dy gjëra e para që kemi pas një proces ku edhe ku edhe njëherë qytetarët tanë kanë treguar një kulturë të lartë politike dhe demokratike dhe e dyta që shumica e njerëzve janë bashkuar për një Kosovë më mirë“, theksoi Stavileci.
Tutje, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci tha se në këto zgjedhje PDK ka një rritje të konsiderueshme.
“Konfirmojnë një rritje të konsiderueshme të PDK, por përsëri të dhënat që i marrim nga terreni nga komisionerët dhe vëzhguesit tanë del se ne do të kemi një rritje edhe më të madhe sesa kjo që është projektuar”, tha ai.
Stavileci njoftoi se kandidati për kryeministër i PDK, Bedri Hamza do t’iu drejtohet qytetarëve në një konferencë për media në orën 23:00./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker