LAJMI I FUNDIT:

LDK në Viti thotë se aktivistët e LVV-së sulmuan asamblistin Ilir Zuka, Policia: Rasti nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor

LDK në Viti thotë se aktivistët e LVV-së sulmuan asamblistin Ilir Zuka, Policia: Rasti nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor
Foto: Arkiv

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Viti, përmes një njoftimi ka thënë se është sulmuar këshilltari komunal Ilir Zuka.

LDK ka fajësuar për këtë rast aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes. I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike”, thuhet në reagimin e LDK-së.


Lidhur me këtë rast Telegrafi ka kontaktuar me policinë në rajonin e Gjilanit. Zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani bëri të ditur se ky rast nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor.

“Rasti nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor, ka ndodhur jashtë perimetrit të Qendrës së Votimit. Në vend ngjarje ka dalë prokurori i cili ka cilësuar rastin si “sulm” dhe ka nisur hetimet për të zbardhë motivet e këtij rasti”, tha Hashani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori