LAJMI I FUNDIT:

Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 37-vjeçari në Tiranë – arrestohet edhe pasagjeri

Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 37-vjeçari në Tiranë – arrestohet edhe pasagjeri

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka finalizuar një tjetër operacion në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i koduar “Flagranca 2” i finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” është realizuar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Policia bën të ditur se ka arrestuar 37-vjeçarin, A.K i cili qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, ndërkaq në pranga është vënë edhe pasagjeri A.Z, 39 vjeç për moskallëzim krimi.


“Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.

Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
​Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

​Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori