Partia Demokratike e Kosovës (LDK) mbajti një tubim elektoral në Podujevë, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, theksoi angazhimin e tij për zhvillimin e rajonit dhe mbështetje të madhe për qytetarët e kësaj komune. Me këtë rast, ai foli për projektet kyçe të LDK-së, duke përfshirë ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shëndetësisë.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, kërkoi votën e llapjanëve për zgjedhjet e 9 shkurtit duke thënë se Llapi ka dhënë shumë për Kosovën. Ai përmendi figura të rëndësishme historike, si ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe veprimtarët Xhemail Mustafa e Enver Maloku dhe theksoi se LDK po ringrihet në Llap.
Para qytetaeëve ai i përmendi disa nga planet dhe investimet që i ka ndërmend t’i bëjë.
“Është koha që të flasim bashkë për vendimet e mëdha për vendin. Do të keni përkrahjen time. Do të përfundojmë magjistralen e stërzgjatur, e me prioritet absolut si interes nacional të vendit. Do të jem vet në terren çdo ditë e natë për t’i përfunduar punimet në kohë rekorde për ju Llap. Do të rikthejmë Spitalin e Podujevës atë që ua hoqën këta, sepse e meritoni këtë spital. Do të ndërtojmë gjithandej në Llap”, tha Abdixhiku.
Tutje ai tha se zgjedhjet do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës si një shtet në zhvillim dhe pjesë e proceseve globale.
“Ju qytetarë të Podujevës, duhet ta kuptoni peshën e zgjedhjes që keni në duar tuaja. Sepse, këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në procesin e rrjedhave botërore”, u shpreh Abdixhiku.
Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, u shpreh i bindur për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se ringritja dhe rikthimi i LDK-së ka rrënjët e tij në Llap. “Sa i fortë është Llapi dhe sa e fortë është LDK-ja, po flet sonte”, tha mes tjerash ai.
LDK prezantoi gjithashtu kandidatët e saj për deputetë nga qyteti i Podujevës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti