LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit

Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit

Ballkani ka arritur një fitore të madhe 1-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Orges Shehit i ka marrë tri pikë të mëdha në minutat shtesë në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, duke treguar se do të jetë një kandidat i madh në luftën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët ishin më kërkues për të fituar ndeshjen.


Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin përsëri skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë, rrezikuar më shumë, por edhe duke gjetur golin e fitore.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e pestë shtesë me anë të Sunday Adetunji, i cili shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i shtati me 21 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vihet pas yllit të Arsenalit – një ofertë e madhe po përgatitet për në verë

Real Madridi vihet pas yllit të Arsenalit – një ofertë e madhe po përgatitet për në verë

La Liga
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

La Liga
Arne Slot befason të gjithë me përfshirjen e sensacionit të Liverpoolit në listën e Ligës së Kampionëve

Arne Slot befason të gjithë me përfshirjen e sensacionit të Liverpoolit në listën e Ligës së Kampionëve

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori