LAJMI I FUNDIT:

Drita e nis sezonin pranveror me fitore ndaj Malishevës

Drita e nis sezonin pranveror me fitore ndaj Malishevës

Drita ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit e ka nisur sezonin pranveror me fitore duke treguar se janë kandidati kryesor për titullin kampion këtë edicion.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por për një nuancë më të mirë nga mysafirët.


Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, vendasit u treguan skuadër më e mirë dhe më klinike, duke arritur të shënojë dy gola për të marrë tri pikë të mëdha.

Ishte mbrojtësi Besnik Krasniqi, i cili në minutën e 61-të shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 78-të ishte i saktë për 2-0, rezultat ky që doli të ishte përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me 43 pikë, ndësa Malisheva renditet e treta me 30 pikë. /Telegrafi/