LAJMI I FUNDIT:

Bota e futbollit nuk është gati për atë çfarë po përgatit Ronaldo pasi të pensionohet nga loja e bukur

Bota e futbollit nuk është gati për atë çfarë po përgatit Ronaldo pasi të pensionohet nga loja e bukur

Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, i cili sot feston ditëlindjen e 40-të, ka thënë se ëndrra e tij është të bëhet pronar i disa klubeve të futbollit.

Superylli portugez nuk ka dhënë ende asnjë indikacion për pensionim dhe vazhdon të përfaqësojë vendin e tij, si dhe të luajë për Al Nassr në Ligën Pro Saudite.

Megjithatë, ai zbuloi se nuk e sheh veten në një rol trajner apo drejtori, por përkundrazi dëshiron të jetë pronar klubi.


“Nuk ka shumë kuptim të jesh drejtor klubi. Nëse mund të jem pronar i klubit, pse do të isha trajner, drejtor sportiv apo drejtor ekzekutiv?”, Ronaldo i tha televizionit portugez Canal 11.

“Është ëndrra ime dhe jam i bindur që do të jem pronar i klubit. Dhe do t’ju them diçka tjetër: shpresoj që të mos kem vetëm një klub, por disa”, shtoi portugezi.

Nëse ai shkon në këtë rrugë, Ronaldo do të ndiqte gjurmët e emrit të tij të famshëm brazilian (Ronaldo Nazario), i cili zotëron shumicën e aksioneve në skuadrën spanjolle, Real Valladolid.

Yje të tjerë ish dhe aktual të futbollit që zotërojnë aksione në klube futbolli përfshijnë David Beckham dhe Kylian Mbappe.

Ish-kapiteni i Anglisë është bashkëpronar i skuadrës amerikane të MLS, Inter Miami, dhe sulmuesi i Real Madridit bleu shumicën e aksioneve në klubin francez të kategorisë së dytë, Caen verën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori