LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora publikon video nga momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin, Taika Waititi në veturë

Rita Ora publikon video nga momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin, Taika Waititi në veturë

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, dëshmuan se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë, teksa ndanë një moment argëtues me ndjekësit e tyre në Instagram.

Këngëtarja 34-vjeçare ndau me ndjekësit një anë të lezetshme të bashkëshortit të saj, regjisorit 49-vjeçar, duke postuar një video ku ai këndon me vetëbesim këngën më të re të reperes GloRilla, “WHATCHU KNOW ABOUT ME”, ndërsa drejton makinën.

Rita, e cila nuk mund të përmbante të qeshurat, dukej në formë të shkëlqyer e veshur me një xhaketë sportive me zinxhir dhe syze të mëdha me kornizë të zezë, shkruan DailyMail.


Artistja u shfaq me një pamje natyrale, me grim minimal në fytyrë, ndërsa vathët e mëdhenj të artë ishin aksesorët që plotësonin stilin e saj.

Flokët i kishte kapur në një topuz të rregullt, teksa lëkundte kokën nën ritmet e muzikës.

Më herët gjatë ditës, Rita publikoi në Instagram një mesazh mbështetës për shoqen e saj, Davina McCall, pas intervistës së saj emocionale me Steven Bartlett.

Në këtë intervistë, prezantuesja televizive 57-vjeçare rrëfeu sesi operacioni për heqjen e një tumori në tru ndikoi në personalitetin e saj.

Duke rishpërndarë një fragment nga intervista, Rita shkroi: “Të dua Davina, gjithmonë frymëzimi dhe shoqja ime! E nderuar që të njoh. Gruaja më punëtore në televizion”.

Davina u detyrua t’i nënshtrohej operacionit në nëntor, pasi mjekët zbuluan një kist të butë në trurin e saj, një gjendje e rrallë që prek vetëm tre persona në një milion. Tumori u zbulua gjatë një kontrolli rutinë shëndetësor, pas një ligjërate që ajo mbajti mbi menopauzën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gruaja e Kyle Walker refuzon 900 mijë euro për t'u bërë pjesë e Big Brother, spektakli i Britanisë

Gruaja e Kyle Walker refuzon 900 mijë euro për t'u bërë pjesë e Big Brother, spektakli i Britanisë

Magazina
Kalo në kategori