LAJMI I FUNDIT:

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Ukraina ka humbur 45100 ushtarë në fushën e betejës që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit shtoi se ka pasur gjithsej 390 mijë raste të ushtarëve që janë plagosur gjatë betejës, megjithatë numri i vërtetë i ushtarëve të plagosur është më i vogël, pasi disa ushtarë kanë marrë plagë të shumta gjatë incidenteve të ndara.

Në deklaratat e mëparshme për numrin e përgjithshëm të viktimave, Zelensky tha se afërsisht gjysma e ushtarëve të plagosur në aksion, janë kthyer më vonë në fushën e betejës.


Komentet nga lideri ukrainas vijnë si një pranim i rrallë nga një zyrtar ukrainas për numrin e viktimave në vijën e frontit.

Zelensky ka zbuluar më parë numrin e përgjithshëm të viktimave në dhjetor 2024, duke pohuar se Ukraina kishte humbur 43 mijë ushtarë, me “370 mijë raste të ndihmës mjekësore për të plagosurit”.

Pavarësisht vlerësimeve, Zelensky shtoi se nuk ishte e qartë se sa mijëra burra janë aktualisht të mbajtur si të burgosur të luftës krahas atyre që janë të zhdukur në aksion.

“Sa nga ata janë të zhdukur (në aksion) dhe sa janë të burgosur (të luftës), nuk e di numrin e saktë, por po punojmë për këtë”, shtoi ai.

Duke krahasuar numrin e viktimave të Ukrainës me atë të Rusisë, 47-vjeçari tha në intervistë se rreth 350 mijë ushtarë rusë janë vrarë, me midis 600-700 mijë raste të ushtarëve rusë që janë plagosur në fushën e betejës.

Sipas vlerësimeve të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Rusia ka humbur gjithsej 842,930 trupa që nga fillimi i luftës, një numër që është në përputhje me vlerësimet nga burime të ndryshme të inteligjencës perëndimore. Shifrat nuk specifikojnë të vrarë apo të plagosur, megjithatë konsensusi i përgjithshëm është se përfshijnë të vdekur, të plagosur, të zhdukur dhe të kapur.

Sipas vlerësimeve të Britanisë së Madhe, humbjet ruse pritet të kalojnë 1 milion trupa deri në maj.

Ndryshe, Moska nuk e bën publike numrin e viktimave, megjithatë një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes në muajt e fundit e ka lëshuar rastësisht që departamenti ka marrë 48 mijë kërkesa për të identifikuar ushtarë të zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Amerika
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Azia
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori