LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo tregon lojtarin e vetëm i cili ia kujton atij Zinedine Zidane

Ronaldo tregon lojtarin e vetëm i cili ia kujton atij Zinedine Zidane

Cristiano Ronaldo ka përzgjedhur lojtarin i cili i kujton atij legjendën e Real Madridit dhe Francës, Zinedine Zidane. 

39-vjeçari do të mbahet mend gjithmonë si një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, pasi ka luajtur për ekipe si Real Madrid, Manchester United, Juventus dhe Sporting Lisbona. 

Momentalisht, ai po luan në Lindjen e Mesme tek Al-Nassr, ekip me të cilin nuk ka fituar ende ndonjë trofe. 


Ronaldo ka luajtur me dhe kundër disa lojtarëve më të mirë në botë si Lionel Messi, Andres Iniesta, Xavi, Wayne Rooney dhe Luka Modric.  

Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë
Lexo po ashtu Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Duke folur më parë në një intervistë, Ronaldo u pyet për Jude Bellingham dhe 39-vjeçari përmendi ngjashmëritë që ai ka me Zidane. 

“Ai ka një të ardhme të madhe para vetës dhe do t’i jap shumë Madridit. Ai ma kujton shumë Zidane. Ka disa prej kualiteteve të tij”, ka thënë Ronaldo. 

Në atë që ishte një karrierë e jashtëzakonshme, Zidane ka luajtur për klube si Real Madrid, Cannes, Bordeaux dhe Juventus, duke bërë në total 695 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 125 gola. 

Sa i përket Bellingham, anglezi ka realizuar 33 gola në 73 ndeshje për Reali në të gjitha garat, teksa këtë sezon ka në total 10 gola dhe 10 asistime në 30 paraqitje./Telegrafi/