Kryeministri francez François Bayrou e ‘realizoi’ planin e tij të buxhetit 2025 në parlament pa votim nga deputetët të hënën, duke përdorur një mjet të veçantë kushtetues të njohur si neni 49.3 për të miratuar projektligjin e vonuar prej kohësh.
Masa e hap qeverinë e tij të emëruar së fundmi ndaj rrezikut të një votimi mosbesimi të mërkurën.
Partia Socialiste (PS), pjesë e koalicionit të krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NFP), tha të hënën pasdite se ka zgjedhur të mos votojë kundër qeverisë së Bayrou.
Partia Socialiste tha në një deklaratë për shtyp se ata janë të gatshëm të paraqesin një mocion mosbesimi, vetëm “pasi të jetë miratuar buxheti”.
Megjithatë, Partia e majtë (LFI) njoftoi se do të parashtronte dy mocione mosbesimi: një kundër planit të buxhetit të shtetit dhe një të dytë kundër planit të buxhetit të sigurimeve shoqërore.
“Kjo qeveri jolegjitime duhet të bjerë”, tha LFI në llogarinë e saj zyrtare X, transmeton Telegrafi.
Partia Kombëtare e ekstremit të djathtë (RN) po heziton ende, duke u thënë gazetarëve se do të vendosin nëse do të votojnë kundër Bayrou deri të mërkurën.
Plani i diskutueshëm i buxhetit synon të reduktojë deficitin publik në rritje të vendit në 5.4 për qind këtë vit nga 6 e vlerësuar në 2024.
Për ta arritur këtë, qeveria e Bayrou synon të shkurtojë 30 miliardë euro dhe të rrisë taksat me 20 miliardë euro mbi superfitimet dhe familjet më të pasura.
Franca ka qenë nën presionin e BE-së për deficitin e saj, i cili është më shumë se dyfishi i përqindjes së autorizuar nga Brukseli.
Paraardhësi i Bayrou, Michel Barnier u rrëzua në dhjetor pasi e djathta ekstreme dhe NFP bashkuan forcat për të rrëzuar qeverinë.
Franca është përfshirë në një krizë të thellë politike, pasi presidenti francez Emmanuel Macron shpërndau në mënyrë tronditëse Asamblenë Kombëtare në qershor 2024 pasi partia e tij humbi nga e djathta ekstreme në zgjedhjet evropiane.
Megjithatë, loja e Macron rezultoi mbrapsht dhe zgjedhjet e parakohshme përfunduan me një dhomë të ulët të parlamentit të ndarë ashpër.
Sipas Kushtetutës franceze, Macron nuk mund të shpërndajë Asamblenë Kombëtare para verës së vitit 2025. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njerëzit kanë frikë të hanë, të pinë dhe të dalin jashtë – ankthi pushton fshatin indian pasi një sëmundje misterioze vret 17 njerëz
Të shtëna armësh në një shkollë në Suedi, raportohet për pesë të lënduar – në mesin e tyre një polic
Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – ‘ngrihet’ për vdekje
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse
Kontraktorët e USAID-it shkarkojnë stafin, përballen me krizën e parave pasi Trump "shkaktoi kaos në botën e ndihmave"
Trump kërkon minerale të rralla nga Ukraina në këmbim të ndihmës ushtarake
Organizoi garat e përleshjes së qenve, amerikani dënohet me 475 vjet burgim
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze