LAJMI I FUNDIT:

Fabregas flet për transferimin e Vojvodës te Como

Fabregas flet për transferimin e Vojvodës te Como

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas ka folur me fjalë të mëdha për mbrojtësin e krahut, Mërgim Vojvoda, të cilin e ka transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Vojvoda u transferua te Como nga Torino dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.  Como ka paguar rreth 2.5 milionë euro për Vojvodën, paga vjetore e të cilit do të jetë rreth 1.8 milionë euro. 

“Mërgimi sjell përvojë dhe stabilitet defensiv në ekipin tonë. Aftësia e tij për të luajtur në disa role në mbrojtje dhe përvoja e tij në Serie A do të jenë të vlefshme derisa ne vazhdojmë ta forcojmë mbrojtjen”, ka thënë Fabregas.


Mbrojtësi kosovar me përvojë i bashkohet Comos nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin torinez. 

Vojvoda ka qenë një figurë kyçe edhe për Kosovën që nga debutimi i tij në vitin 2016, duke grumbulluar mbi 60 paraqitje.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Kalo në kategori