“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” – Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Real Madridi vazhdon të shfrytëzojë gjithë artilerinë për të protestuar kundër sistemit të referimit, pas disfatës së diskutueshme në ndeshjen ndaj Espanyolit.
Ishte një ndeshje që u shënua nga vendimi për të mos përjashtuar mbrojtësin e Espanyolit, Carlos Romero, që më pas shënoi golin e fitores për skuadrën nga qyteti i Barcelonës.
Ai bëri ndërhyrje të ashpër ndaj Kylian Mbappes, gjysmë ore pa përfunduar ndeshja, kur rezultati ishte 0-0.
El escándalo mundial sigue creciendo.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 3, 2025
Ishte një vendim që bëri që Real Madridi të merret edhe një herë me komunitetin e gjyqtarëve dhe me Federatën e Futbollit të Spanjës. Është një luftë që vazhdon prej kohësh, por që aktualisht po përjeton një nga momentet më të tensionuara.
Klubi madrilen, që në ballinë nga e shtuna mban titullin “skandal botëror” të shoqëruar me fotografinë e ndërhyrjes së Romeros ndaj Mbappes, ka shkuar tutje duke nisur sulmin përfundimtar frontal.
“Ngjarjet e ndodhura në këtë ndeshje kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor apo interpretimit të gjyqtarëve. Ajo që ndodhi përfaqëson kulmin e një sistemi të gjykimit plotësisht të diskredituar, në të cilin vendimet kundër Real Madridit kanë arritur një nivel të manipulimit dhe falimentimit të garës, që më nuk mund të injorohen”.
“Dy vendimet më të rëndësishme të kësaj ndeshjeje, kanë dëshmuar edhe një herë standardet e dyfishta ndaj Real Madridit”, shkruan në fillim të letrës.
Tutje në letër shkruan se ndërhyrja në Mbappen është dashur të ndëshkohet me karton të kuq. Ndërhyrja u vlerësua vetëm për karton të verdhë nga gjyqtari dhe VAR-i dhe kjo bëri që reagimi i klubit madrilen të jetë i ashpër.
Madridi ka kërkuar audioincizimet nga dhoma e VAR-it për rastin ndaj Mbappes dhe golin e anuluar të Viniciusit.
Comunicado Oficial.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 3, 2025
“Ky skandal i referimit nuk është rast i izoluar. Sistemi spanjoll i referimit është me plot të meta dhe i organizuar për të mbrojtur veten. Problemet serioze në federatën spanjolle janë evidente në vitet e fundit. Real Madridi nuk mund të pranojë që gara të vazhdojë të drejtohet nga sistemi i diskredituar i gjyqtarëve”, shkruan ndër të tjera në letrën e gjatë të klubit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze