Nga e marta, tarifat prej 25% do të godasin mallrat kanadeze dhe meksikane që hyjnë në SHBA, me 10% edhe për mallrat kineze. Por pse?
Kanada:
Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se se tarifat ishin “të nevojshme për t’i mbajtur përgjegjës Kinën, Meksikën dhe Kanadanë për premtimet e tyre për të ndalur shpërndarjen e drogave helmuese në SHBA”.
Trump gjithashtu i ka kërkuar vazhdimisht Kanadasë që të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.
Në platformën e tij “Truth Social”, ai pretendoi se SHBA paguan “qindra miliarda dollarë” për të subvencionuar Kanadanë dhe sugjeroi që “pa këtë subvencion masiv, Kanadaja pushon së ekzistuari si një vend i zbatueshëm”.
“Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – DHE JO TARIFA”, shkroi Trump.
Meksika:
Ashtu si me Kanadanë, presidenti amerikan ka deklaruar se droga dhe siguria kufitare qëndrojnë pas tarifës 25% për mallrat meksikane, duke përmendur “kërcënimin e madh të të huajve të paligjshëm dhe drogave vdekjeprurëse që vrasin qytetarët, duke përfshirë fentanil”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Kina:
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump paralajmëroi për tarifa deri në 60% për mallrat kineze. Ai ka vendosur 10% tani për tani, por tarifat deri në 25% u vendosën gjatë mandatit të tij të parë.
“Ne do t’i themi Kinës që nëse vazhdoni të dërgoni fentanil në Meksikë ose në ndonjë vend tjetër dhe ai vjen në vendin tonë, ne do t’ju ngarkojmë një tarifë prej 25% për gjithçka që shisni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha republikani.
BE:
Ndërsa kërcënimet ndaj BE-së duken më shumë të lidhura me deficitet tregtare – kjo është kur një vend importon më shumë nga një vend sesa eksporton.
“Ata nuk marrin veturat tona, nuk marrin produktet tona bujqësore, ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe ne u marrim gjithçka”, tha Trump.
“Miliona vetura, sasi të jashtëzakonshme ushqimesh dhe produkte bujqësore”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShefi i NATO-s lë të kuptohet se ka “një strategji sekrete” në raport me Putinin
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane
"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
Kremlini reagon rreth “formatit të bisedimeve katërpalëshe” të propozuar nga Zelensky
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet