LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë – autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë – autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të pllakës në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jaballanicë të Gjakovës.

Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën rreth orës 22:50, bëri të ditur policia.

Lidhur me këtë rast tragjik, ka reaguar edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini. Ai është shprehur i tronditur nga ky rast. Në një postim në Facebook, Gjini u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.


“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjëjt!”, ka shkruar Gjini.

Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Rama në një postim në profilin e tij në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, derisa ka shprehur gatishmëri për t’i ofruar ndihmë Komunës e Gjakovës për siguri dhe emergjenca.

“Me dhimbje të thellë dhe keqardhje të madhe kemi marrë lajmin për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Në këto momente jashtëzakonisht të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e fëmijëve të ndjerë. Urojmë që ata të gjejnë forcën dhe mbështetjen e nevojshme për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe.

Si kryeqytet, shprehim gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë të mundshme për siguri dhe emergjenca që mund t’i nevojiten Komunës së Gjakovës”, ka shkruar Rama.

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Lexo po ashtu Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Ai ka shtuar se një tragjedi e tillë na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.

“Ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe të afërmve të tyre!”, u shpreh i pari i Prishtinës.

Edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar rreth kësaj ngjarje tragjike.

Ramosaj gjithashtu në një postim në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve që humbën jetën.

“I prekur thellë me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar. Në këto momente të rënda për familjet e fëmijëve, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, ka shkruar Ramosaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori