LAJMI I FUNDIT:

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Real Madridi ka pësuar humbje 1-0 përballë Espanyolit në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Kjo ishte më shumë se një humbje për Los Blancos, pasi kanë shqetësime për gjendjen e Antonio Rudiger që pësoi lëndim pas vetëm 13 minutash lojë.

Mbrojtësi gjerman kishte dhimbje në gjurin e tij të majtë, ndërsa ai u zëvendësua nga Raul Asencio.


Por, kjo disfatë ishte edhe më e dhimbshme për madrilenët, pasi kishte disa vendime kontroverse nga gjyqtari Alejandro Ruiz.

Referimi i tij ka lënë shumë për të dëshiruar për tifozët e Real Madridit, pasi pamjet që qarkullojnënë rrjetet sociale, sjellin disa momente që do të duhej të kishte së paku një karton të kuq.

Carlos Romero në minutën e 61-të bëri një ndërhyrje brutale në Kylian Mbappen nga mbrapa dhe shpëtoi vetëm me karton të verdhë.

Sulmuesi francez pati disa ndërhyrje brutale nga lojtarët e Espanyolit, po ashtu edhe Vinicius, me këtë të fundit që një rast kërkoi penallti për lojë me dorë nga një lojtar kundërshtar.

Ishte pikërisht Romero, ai që fundoi Los Blancos, duke ua shënuar golin e disfatës në minutën e 85-të.

Përkundër kësaj humbjeje, Real Madridi vazhdon si lider me 49 pikë, ndërsa në javën e 23-të kanë punë me Atletico Madridin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan

E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori