LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë të ndalur largimet nga Milani, pas Moratas i radhës është Tomori

Nuk kanë të ndalur largimet nga Milani, pas Moratas i radhës është Tomori

Tottenhami dhe Milani raportohet se kanë arritur marrëveshje për shitjen e mbrojtësit Fikayo Tomori sipas raportimeve në Itali. 

Spurs lëvizën me hapa të shpejt për të siguruar një marrëveshje me ‘Rossonerët’ për ish-mbrojtësin e Chelseat. 

Raportimet e së premtes bën me dije se Tottenhami ka bërë një ofertë për Tomorin, ndërsa tani thuhet se marrëveshja mes dy klubeve është arritur. 


Sipas një përditësimi të fundit nga Sky Sport Italia, dy klubet kanë arritur marrëveshje verbale për një shifër prej 25 milionë eurosh plus 5 milionë të tjera bonuse dhe shtesa. 

Krisje raportesh tek Milani? Tre yje janë të pakënaqur me trajnerin Conceicao
Lexo po ashtu Krisje raportesh tek Milani? Tre yje janë të pakënaqur me trajnerin Conceicao

Megjithatë, Tomori ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, pasi sipas Sky Sport Italia, lojtari ende nuk e ka dhënë aprovimin e tij përfundimtar. 

Në rast se marrëveshja finalizohet, ka shumë mundësi që Tomori nuk do të luajë në ‘Derby della Madonnina’ mes Milanit dhe Interit në Serie A të dielën. 

Tottenhami tash e sa kohë është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas lëndimit të Christian Romeros, por së fundmi një lëndim në gju e pësoi edhe Radu Dragusin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori