LAJMI I FUNDIT:

Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar sërish lidhur me përplasjen mes aeroplanit me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak, ku mbetën të vdekur dhjetëra civilë dhe anëtarë të bordit.

Duke postuar në platformën e tij sociale, Truth Social, ai shkroi se “helikopteri Blackhawk po fluturonte shumë më lart se duhet, me një diferencë të madhe”.

“Ishte shumë mbi kufirin prej rreth 61 metra. Nuk është edhe aq e vështirë për t’u kuptuar, apo jo?”, deklaroi Trump.


Kufiri për të cilin Trump po flet është lartësia maksimale që helikopterët në atë zonë lejohet të fluturojnë, e cila është 61 metra.

Të dhënat e ndjekjes së fluturimit tregojnë se helikopteri ushtarak ishte ngritur shpejt deri në 91 metra përpara përplasjes.

Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Lexo po ashtu Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën

Ndryshe, Trump gjatë ditës së djeshme fajësoi administratën e ish-presidentëve, Joe Biden dhe Barack Obama për situatën. Ai theksoi se politikat e sigurisë dhe menaxhimit të fluturimeve ishin dobësuar gjatë mandatit të Obamas dhe se Biden kishte vazhduar të bëjë të njëjtën gjë, duke lënë pas dore rregullat dhe kontrollet që mund të kishin shpëtuar jetë.

“Ky është një tjetër shembull i dështimit të administratës së Biden dhe politikave të tij të dobëta”, tha Trump, duke shtuar se “ne kemi parë një numër të madh incidentesh të tillë që mund të kishin qenë të parandalueshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Botë
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Amerika
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Amerika
Kalo në kategori