LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademaj, Naim Murseli dhe të tjerët janë sjellë me pranga dhe me forca të shtuara të Policisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.  

Kjo seancë pritet të filloj për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, pasi të hënën e 27 janarit u shty për shkak se ekipet mbrojtëse patën deklaruar se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës.

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Lexo po ashtu Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Për këtë rast, Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.


Ndërkaq, në seancë të pranishëm janë edhe familjarët e tashmë të ndjerës, Liridona Ademaj. /Telegrafi/