LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Barcelonës ‘hap derën’ për t’iu bashkuar Neymarit tek Santosi

Ish-ylli i Barcelonës ‘hap derën’ për t’iu bashkuar Neymarit tek Santosi

Neymar mund të ketë shoqëri nga një tjetër ish-yll i Barcelonës te Santos, pasi ka realizuar një kthim të ëndrrave te klubi i tij i rinisë. 

Pas një periudhe të vështirë në Arabinë Saudite, ku luajti vetëm në shtatë ndeshje, Neymar ka ndërprerë kontratën me Al Hilal dhe është rikthyer te Santos, klubi i parë i tij, pas më shumë se 12 vitesh larg. 

I 32-vjeçari pritet të firmosë një marrëveshje afatshkurtër me Santos, ku ka shënuar 36 gola në 225 ndeshje pasi u rrit në akademinë e klubit. 


Neymar ishte në fokusin e interesimit të Chicago Fire nga MLS, por refuzoi ofertën për t’u kthyer në Brazilinë e tij, ku ka “puna të papërfunduara”. 

Reprezentuesi brazilian ka konfirmuar rikthimin e tij te Santos në një video të publikuar në rrjetet sociale, duke thënë: “Thjesht nuk mund ta mbaj sekret deri nesër – do të firmos kontratën me Santos.” 

Al-Hilal synon të zëvendësojë Neymarin me njërin nga tre yjet e mëdhenj
Lexo po ashtu Al-Hilal synon të zëvendësojë Neymarin me njërin nga tre yjet e mëdhenj

“Për shumë kohë kam ëndërruar që ky moment të realizohej. Kanë kaluar më shumë se 12 vjet që u largova, por ndjehet sikur ishte dje. Ndjenjat e mia për klubin dhe tifozët nuk kanë ndryshuar kurrë,” tha Neymar. 

Entuziazmi për kthimin e tij është tashmë në majë, por Santos mund të ketë edhe një lojtar tjetër të rëndësishëm që do t’i bashkohet skuadrës përpara kthimit të saj në elitën e futbollit brazilian.

 

Sipas Fabrizio Romano, Arthur Melo ka “hapur dyert” për t’u bashkuar me Santos në një marrëveshje huazimi që do të përfshijë një opsion blerjeje.  

Eksperti i transferimeve pretendon se negociatat janë në zhvillim, me Santosin duke shpresuar të arrijë një marrëveshje për ndarjen e pagës me klubin mëmë, Juventus. 

Melo u largua nga Gremio për t’u bërë pjesë e Barcelonës në 2018 ku fitoi La Ligan në sezonin e tij të parë. Ai më pas u transferua tek Juventusi në 2020 në një marrëveshje shkëmbimi që pa Miralem Pjanic duke kaluar në kahun e kundërt. 

Ai kaloi më pas sezonin 2022/2023 në huazim tek Liverpooli, por pati një aventurë tejet të keqe në Angli, duke luajtur vetëm një ndeshje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve

Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lëvizja që do ta 'tronditë' botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës

Lëvizja që do ta 'tronditë' botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës

Ndërkombëtare
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kompletohet shorti për fazën 'play-off' të Ligës së Evropës - Roma dhe Fenerbahce mësojnë kundërshtarët

Kompletohet shorti për fazën 'play-off' të Ligës së Evropës - Roma dhe Fenerbahce mësojnë kundërshtarët

Liga e Evropës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

A po transferohet tek Arsenali apo jo? Watkins merr vendimin përfundimtar

A po transferohet tek Arsenali apo jo? Watkins merr vendimin përfundimtar

Premier League
Kalo në kategori