LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sonte një tubim madhështor në Mitrovicë, ku kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ka dhënë mesazhe të fuqishme për mbështetjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Në fjalën e tij para simpatizantëve, Krasniqi ka thënë se me Hamzën në krye të qeverisë, Mitrovica do të njohë zhvillim të qëndrueshëm dhe forcim ekonomik.

“Sa të rrjedh Ibri dhe Sitnica, do të mbijetojë Mitrovica. Por sonte ju them se jo vetëm se do të mbijetojë, por pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë”, ka deklaruar Krasniqi, i cili është pritur me ovacione dhe thirrjet “Fitore! Fitore!”.


Duke vlerësuar kandidaturën e Hamzës, ai ka shtuar se PDK ka një mision të qartë për të ardhmen e vendit.

“Kosova mundet më mirë – nuk është vetëm slogani ynë, është misioni ynë, është premtimi ynë dhe është e ardhmja jonë. Dhe, njeriu që do t’i prijë këtij vizioni është biri juaj, Mitrovicë. Një personalitet që i bën nder qytetit dhe gjithë Kosovës. Një njeri i ndershëm, patriot, profesionist dhe lideri që Kosova ka nevojë sot: Bedri Hamza! FITORE!”, ka theksuar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori