LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që dogji Kuranin në vitin 2023 raportohet se është vrarë në Suedi

Njeriu që dogji Kuranin në vitin 2023 raportohet se është vrarë në Suedi

Një burrë që dogji në mënyrë të përsëritur Kuranin në vitin 2023 në Suedi, duke shkaktuar zemërim në vendet myslimane, është qëlluar për vdekje.

Kështu kanë raportuar mediat të enjten ndërsa policia konfirmoi se një burrë vdiq nga të shtënat një ditë më parë, përcjell Telegrafi.

Një gjykatë e Stokholmit do të vendoste të enjten nëse Salwan Momika (38), një irakian i krishterë që dogji Kuranet në një mori protestash, ishte fajtor për nxitje të urrejtjes etnike.


Ajo e shtyu vendimin deri më 3 shkurt, duke thënë se “për shkak se Salwan Momika ka vdekur, nevojitet më shumë kohë”.

Policia tha në një deklaratë se ata ishin njoftuar për të shtëna në qytetin e Sodertalje, ku jetonte Momika.

Të shtënat ndodhën në ambiente të mbyllura dhe kur policia mbërriti gjeti një burrë i cili ishte “qëlluar nga të shtënat dhe u dërgua në spital”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/