LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Amerikanët këtë javë kanë transferuar rreth 90 raketa të fuqishme të mbrojtjes ajrore të llojit Patriot nga magazinat në Izrael drejt Polonisë për t’i dërguar më pas në Ukrainë, kanë konfirmuar për portalin Axios tre burime të njohura me operacionin.

Dërgimi i më shumë raketave Patriot në Ukrainë ka qenë një nga prioritetet kryesore të Pentagonit për të ndihmuar Kievin në mbrojtjen nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës kritike. Sistemi Patriot konsiderohet ndër më të mirët në botë për mbrojtjen kundër sulmeve ajrore.

Kjo është gjithashtu dërgesa më e rëndësishme e armëve nga Izraeli në Ukrainë që nga pushtimi rus pothuajse tre vjet më parë, transmeton Telegrafi.


Në muajin prill të vitit të kaluar, forcat ajrore izraelite nxorën jashtë përdorimit sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, më shumë se 30 vjet pas vendosjes së tij gjatë Luftës së Parë të Gjirit.

Sistemi u bë më pak relevant ndërsa Izraeli zhvilloi sistemet e tij të mbrojtjes ajrore, dhe shumica e baterive Patriot u përdorën vetëm për stërvitje ose u lanë në magazina.

Sipas burimeve të Axios, pasi Ushtria Izraelite (IDF) njoftoi se po e nxirrte jashtë përdorimit sistemin Patriot, zyrtarët ukrainas iu drejtuan SHBA-së dhe Izraelit me një ide: Izraeli do t’i kthente këto raketa SHBA-së për t’i rinovuar dhe më pas për t’i dërguar në Ukrainë.

Izraeli vonoi disa muaj për shkak të shqetësimeve se Rusia mund të hakmerrej duke furnizuar Iranin me armë të sofistikuara.

Një zyrtar ukrainas i tha Axios se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu për javë të tëra kishte refuzuar t’u përgjigjej thirrjeve të tij për këtë çështje. Por në fund të shtatorit, Netanyahu më në fund e miratoi këtë ide, sipas një zyrtari izraelit.

Në atë kohë, Netanyahu dëshironte të diskutonte me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky rreth lejimit të pelegrinazhit vjetor të ultra-ortodoksëve izraelitë në qytetin Uman të Ukrainës, ku është varrosur një rabin i njohur.

Sipas një zyrtari ukrainas, Zelensky refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së Netanyahut derisa ai të miratonte marrëveshjen për sistemin Patriot.

Një zëdhënës i Netanyahut tha për Axios se kryeministri nuk kundërshtoi kthimin e sistemit Patriot në SHBA dhe mohoi çdo lidhje midis kësaj operacioni dhe çështjes së pelegrinazhit.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha Axios se Izraeli kishte njoftuar paraprakisht Rusinë për këtë lëvizje dhe theksoi se “sistemi Patriot po kthehet thjesht në pronësinë e SHBA-së” dhe jo drejtpërdrejt në Ukrainë.

Zyrtari tha se Izraeli i kujtoi Rusisë se ky ishte një hap i ngjashëm me atë të SHBA-së dy vjet më parë, kur ajo transferoi predha artilerie nga një depo emergjente në Izrael drejt Ukrainës.

Një zëdhënës i zyrës së kryeministrit izraelit konfirmoi se sistemi Patriot u kthye në SHBA, por shtoi se “nuk dihet nëse është dërguar në Ukrainë”.

Gjatë ditëve të fundit, aeroplanët amerikanë të Forcave Ajrore C-17 mbërritën në një bazë ajrore në jug të Izraelit dhe u nisën drejt Rzeszow në Poloninë lindore, një qendër kryesore për transferimin e armëve në Ukrainë.

Burimet konfirmuan se rreth 90 raketa Patriot u transferuan me këtë fluturim dhe Ukraina mund t’i përdorë ato me bateritë që ka aktualisht. Pajisje shtesë, si radarët dhe komponentë të tjerë, do të dërgohen fillimisht në SHBA për rinovim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori