LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e shëmtuar në fushë: Caonceicao i dërgon mesazh Calabrias

Përplasja e shëmtuar në fushë: Caonceicao i dërgon mesazh Calabrias

Sergio Conceicao, trajneri i Milanit, foli për mediat në prag të ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit.

Strategu i Rossonerëve ka prekur tema të ndryshme, duke folur edhe për përplasjen me Davide Calabrian.

“Nuk kemi shumë kohë për të punuar, por duhet të zbresim në fushë dhe të fitojmë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi fillimisht Conceicao.


“Po, çështja është e mbyllur (me Calabrian). Në një skuadër futbolli, situata të tilla mund të ndodhin; nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit. Sigurisht, nuk ishte një spektakël i bukur për t’u parë, por gjithçka është sqaruar”.

“Tani duhet të fokusohemi në fushë, të analizojmë pikat e forta dhe dobësitë e kundërshtarit. Për Dinamo Zagrebin kjo është një ndeshje themelore, por edhe për ne. Të ecim përpara në Ligën e Kampionëve është objektivi ynë i dytë sezonal, pasi kemi arritur tashmë të parin, fitimin e Superkupës”.

“Cannavaro ka përdorur skema të ndryshme. Kundër Istras luajti me 4-3-3, ndërsa në Londër kundër Arsenalit me një vijë mbrojtjeje me 5 lojtarë. Do të shohim si e ka përgatitur këtë herë.

Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit
Lexo po ashtu Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit

“Ne duhet të njohim të dyja mënyrat e lojës së tyre, lojtarët që mund të përshtaten në këto skema dhe atë që ata mund të bëjnë. Gjithsesi, më e rëndësishmja është të qëndrojmë të përqendruar tek vetja dhe të kuptojmë ku mund të përmirësohemi. Koha është e kufizuar, por nuk është momenti për justifikime. Duhet të zbresim në fushë për të fituar”.

“Kyle Walker? Është një lojtar i jashtëzakonshëm, nuk është rastësi që Milani e ka kërkuar me kaq ngulm”, ka shtuar më tej trajneri i Milanit. /Telegrafi/