Presidenti Donald Trump ka urdhëruar të gjitha agjencitë federale të ndalojnë dhënien e granteve dhe kredive federale, sipas një memorandumi të brendshëm të dërguar të hënën.
Pse ka rëndësi
Urdhri i ri mund të ndikojë në miliarda dollarë fonde të alokuara për qeveritë shtetërore dhe lokale.
Qeveria federale financon mijëra programe, duke përfshirë projekte kërkimore, subvencione për strehim dhe grante arsimore.
Pse Trump i ka ndaluar grantet federale?
Presidenti ka nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë që prej ardhjes në detyrë më 20 janar, transmeton Telegrafi.
Memorandumi thotë se ai zbatohet për urdhrat e mëparshëm ekzekutivë për nisma të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën e brendshme, projektet energjetike, programet e diversitetit dhe ndihmën e huaj.
“Përdorimi i burimeve federale për të çuar përpara barazinë marksiste, transgjinorizmin dhe politikat e inxhinierisë sociale të marrëveshjeve të reja të gjelbra, është një humbje e dollarëve të taksapaguesve që nuk përmirëson jetën e përditshme të atyre që u shërbejmë”, thuhet në memorandum, me autor Matthew. J. Vaeth, ushtrues detyre i drejtorit për Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit.
“Kjo pauzë e përkohshme do t’i japë administratës kohë për të rishikuar programet e agjencisë, dhe për të përcaktuar përdorimin më të mirë të financimit për ato programe në përputhje me ligjin dhe prioritetet e presidentit”, shkroi Vaeth.
“Për të zbatuar këto urdhra, secila agjenci duhet të përfundojë një analizë gjithëpërfshirëse të të gjitha programeve të saj të ndihmës financiare federale për të identifikuar programet, projektet dhe aktivitetet që mund të implikohen nga ndonjë prej urdhrave ekzekutivë të presidentit”, thuhet ndër tjera nw memorandum.
Cili do të jetë ndikimi?
Për momentin, nuk është menjëherë e qartë se çfarë do të ndikohet, megjithëse ka një përjashtim për financimin dhe grantet e paguara drejtpërdrejt për qytetarët amerikanë.
Memorandumi thotë se Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit ka aftësinë të japë përjashtime “rast pas rasti”.
Pas shpërndarjes së memorandumit, Fondacioni Kombëtar i Shkencës anuloi të gjitha panelet e tij të rishikimit të granteve këtë javë.
A ndikohet sigurimi shoqëror nga pauza e granteve federale?
Memorandumi përshkruan në mënyrë specifike, se asgjë “nuk duhet të interpretohet për të ndikuar në përfitimet e Medicare ose të Sigurimeve Shoqërore”.
Çfarë thonë njerëzit
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha: “Ata thonë se kjo është vetëm e përkohshme, por askush nuk duhet ta besojë këtë. Donald Trump duhet të drejtojë administratën e tij që të ndryshojë kursin menjëherë dhe paratë e taksapaguesve duhet t’i shpërndahen njerëzve”.
Senatorja demokrate Patty Murray, Uashington, dhe Përfaqësuesja Rosa DeLauro, Konektikat, thanë në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë të hënën: “Qëllimi i asaj që po urdhëroni është befasues, i paprecedentë dhe do të ketë pasoja shkatërruese në të gjithë vendin. Ne shkruajmë sot t’ju nxis në termat më të fortë të mundshëm, që të respektoni ligjin dhe Kushtetutën dhe të siguroni që të gjitha burimet federale të jepen në përputhje me ligjin”.
Çfarë ndodh më pas
Pezullimi hyn në fuqi më 28 janar në orën 17:00. Agjencitë kanë afat deri më 10 shkurt për të paraqitur informacion të detajuar për çdo program, projekt ose aktivitet që i nënshtrohet pauzës, thuhet në memorandum. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?