LAJMI I FUNDIT:

Milani merr vendim për Calabrian pas përplasjes me trajnerin Conceicao

Milani merr vendim për Calabrian pas përplasjes me trajnerin Conceicao

Davide Calabria thuhet se nuk do të gjobitet pas konfrontimit me trajnerin Sergio Conceicao të dielën, por qëndrimi i klubit për të ardhmen e mbrojtësit nuk do të ndryshojë pasi ai do të largohet në fund të kontratës së tij në qershor.

Milani nuk do ta gjobisë Calabrian pasi kapiteni i tyre u përfshi në një përballje të ashpër me trajnerin e tij Conceicao pas fitores së tensionuar 3-2 ndaj Parmës të dielën.

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit mbështesin Conceicaon, por nuk do të ndëshkojnë Calabrian, i cila do të jetë i pezulluar për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit, shkaku i kartonëve.


Ndërhyrja e legjendës së Milanit qetësoi përplasjen e ashpër mes Conceicaos dhe Calabrias
Lexo po ashtu Ndërhyrja e legjendës së Milanit qetësoi përplasjen e ashpër mes Conceicaos dhe Calabrias

Megjithatë, në të njëjtën kohë, incidenti i fundit konfirmoi se e ardhmja e Calabrias është larg San Siros.

Bisedimet për të zgjatur kontratën e tij që skadon as nuk kanë filluar dhe Milani mbetet i gatshëm të ulet me shoqëruesit e tij për të diskutuar një rinovim.

Sipas raportit, Milani është goxha i zhgënjyer edhe me Theo Hernandez. Francezi u largua nga loja pas pjesës së parë kundër Parmës dhe klubi pret paraqitje më të mira në pjesën e dytë të sezonit përpara se të ofrojë një kontratë të re përtej 2026. /Telegrafi/