LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Berisha kompleton huazimin te Augsburgu

Mërgim Berisha kompleton huazimin te Augsburgu

Mërgim Berisha është rikthyer te Augsburgu pas një viti e gjysmë të kaluar te Hoffenheim.

Sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane është bashkuar me Augsburgun si huazim deri në fund të sezonit.

Megjithatë të dyja klubet gjermane kanë rënë dakord të mos zbulojnë kushtet e marrëveshjes së huazimit.


Berisha është shprehur i lumtur me rikthimin te Augsburgu, një klub që kishte kaluar kohë të arta.

“Doja shumë të kthehesha në FCA sepse kalova kohën time më të mirë këtu. U ndjeva plotësisht rehat, shënova shumë gola dhe u zhvilluam jashtëzakonisht. Unë jam shumë mirënjohës për përgjegjësit që më dhanë mundësinë të kthehem”.

“Dua të luaj sërish rregullisht dhe do të bëj gjithçka për të kthyer besimin që më është dhënë”, ka deklaruar Mergim Berisha.

Ndërkohë edhe te klubi janë shprehur të lumtur për rikthimin e Berishës.

“Mergimi e njeh shumë mirë klubin dhe mjedisin. Gjatë kohës së tij në Augsburg ai shënoi gola të rëndësishëm dhe u zhvillua në një lojtar kombëtar të DFB-së. Mergimi duhet të gjejë forcën e tij të vjetër në FCA dhe stili i tij i lojës do të sjellë cilësi shtesë në lojën tonë sulmuese. Ne mezi presim të punojmë së bashku dhe i urojmë Mergimit një fillim të mbarë dhe shumë suksese”, thotë drejtori sportiv i FCA, Marinko Jurendic. /Telegrafi/