LAJMI I FUNDIT:

Oferta e ulët e Milanit për Santiago Gimenez, edhe menaxherët e lojtarit të pakënaqur

Oferta e ulët e Milanit për Santiago Gimenez, edhe menaxherët e lojtarit të pakënaqur

Milani ësht duke kërkuar transferimin e sulmuesit meksikan Santiago Gimenez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë oferta e Rossonerëve nuk e ka kënaqur askënd te gjiganti holandez.

Drejtuesit e Feyenoordit dhe Santiago Gimenez thuhet se janë të pakënaqur me ofertën e fundit të Milanit për sulmuesin meksikan.


Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi
Lexo po ashtu Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Sipas Fox Sports, përfaqësuesit e Gimenez u tronditën nga oferta e ulët nga klubi italian, duke pritur që Milani të përmbushë vlerën prej 40 milionë euro të vendosur nga Feyenoord.

Në vend të kësaj, oferta e Milanit ishte 20 milionë euro plus një klauzolë shitjeje prej 10%, të cilën Feyenoord e refuzoi menjëherë.

Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez
Lexo po ashtu Feyenoordi refuzon ofertën e parë të Milanit për Gimenez

Gimenez ka qenë në formë të fortë këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 2 asistime në 17 ndeshje për Feyenoord.

Feyenoord edhe në verë kishte refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro për sulmuesin e tyre, pasi synimi është të fitojnë mbi 40 milionë euro nga largimi i Santiago Gimenez. /Telegrafi/