LAJMI I FUNDIT:

Man Utd përmirëson ofertën për Dorgun, danezi do të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme

Man Utd përmirëson ofertën për Dorgun, danezi do të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme

Manchester United po përparon në negociatat e tyre për transferimin e anësorit danez Patrick Dorgu.

Gjiganti anglez kishte provuar ditë më parë me një ofertë prej 27 milionë eurove, por që ajo është hedhur poshtë nga Lecce.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se dy klubet janë në bisedime të avancuara për të gjetur një marrëveshje për transferimin e lojtarit.


Manchester United me një plan të ri për transferimin e Patrick Dorgus
Lexo po ashtu Manchester United me një plan të ri për transferimin e Patrick Dorgus

Oferta e re e United është rreth 37 milionë euro përfshirë bonuset, ofertë që duket se do ta bind Leccen për ta pranuar atë.

20-vjeçari që luan në dy krahët ka shkëlqyer me fanellën e Lecces duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar një asistim në Serie A.

Dorgu ka dhënë miratimin e tij për tu transferuar në Old Traford, derisa marrëveshja pritet të mbyllet në 48 orët e ardhshme. /Telegrafi/