LAJMI I FUNDIT:

DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit

DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit

Demokracia në Veprim shpreh shqetësimin lidhur me incidentin e ndodhur në Skenderaj gjatë aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të saj për kryeministër, Albin Kurti, ku disa individë kanë përdorur mjete të forta dhe piroteknike, si dhe është ndërprerë edhe energjia elektrike.

DnV, thekson se të tilla akte janë një sulm ndaj lirisë së grumbullimit dhe shprehjes së lirë, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe pasigurie që bie në kundërshtim të plotë me parimet themelore të demokracisë.

“Ne dënojmë çdo formë dhune, provokimi apo ndërhyrje në proceset demokratike, veçanërisht gjatë një periudhe kaq të ndjeshme të fushatës zgjedhore”.


DnV, bën thirrje të gjitha palëve që të angazhohen për një fushatë të qetë dhe dinjitoze, ku mbizotëron respekti dhe debati i argumentuar.

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Lexo po ashtu Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

“Për këtë qëllim, theksojmë nevojën që subjektet politike të moderohen në gjuhën dhe tonin që përdorin, duke shmangur diskursin e ashpër që rrezikon të përshkallëzojë tensionet dhe të ndikojë negativisht te qytetarët dhe mbështetësit”.

Tutje  kjo organizatë ka ftuar qytetarët, përfaqësuesit politikë dhe sidomos mbështetësit e tyre që të tregojnë maturi, respekt dhe përgjegjësi gjatë kësaj periudhe të rëndësishme, duke kontribuar në krijimin e një klime që promovon pjesëmarrje të lirë dhe paqësore.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, një fushatë e qetë dhe një garë e barabartë, janë themeli i një demokracie funksionale. Çdo akt dhune apo presioni dëmton këto vlera të përbashkëta dhe nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë demokratike”, thuhet në fund./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori