LAJMI I FUNDIT:

Pse META po ndryshon strategjinë për verifikimin e fakteve, flet Aurora Kingji njohëse e kësaj fushe

Pse META po ndryshon strategjinë për verifikimin e fakteve, flet Aurora Kingji njohëse e kësaj fushe

Kompania META së fundi ka ndryshuar stretegjinë e verifikimit të fakteve dhe kjo ka filluar së pari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në “Përballje Podcast”, Aurora Kingji eksperte e mediave sociale ka thënë se si në çdo zhvillim tjetër, sidomos në rrjetet sociale, ka mënyra për të përfituar, por edhe dëmtime nga ana e saj.

Kingji ka treguar edhe pse META ka bërë këto ndryshime.


Aurora Kingji, eksperte e rrjeteve sociale në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, foto: Ridvan Slivova

“…. Me vendimin e ri të META-as rrezikohet në një farë mënyre kjo që është shpërndarja e informatave të rrejshme, për shkak që tash ka me pas njerëz, vullnetarë, të cilët kanë me i verifiku faktet…Arsyeja pse META ka mbërri në këtë ndryshim është se ka pas shumë ankesa në dëmtimin e efikasitetit të platformës, për shkak që prej ‘third-party kontributions’ që janë bo për verifikimin e fakteve, studime të paktën që i ka ba META ka vërejt se edhe ata njerëz i kanë bërë njëanshmëritë e veta”, ka thënë  ajo.

Ajo thotë se kjo ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këto arsye dhe modelet e tilla për reklamat politike do të jenë kudo të njëjtat.

“Kushdo që punon me META-n e dinë, se këto ndryshime nuk janë janë të menjëhershme dhe kur nuk janë perfekte”, ka shtuar Kingji në “Përballje Podcast”. /Telegrafi/