Mungesa e zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po konsiderohet shqetësuese nga analistët politikë.
Sipas tyre, kjo tregon për “raportet e dëmtuara të këtij estabilishmenti politik me SHBA-të”.
Trump betohet sot si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe do të mbajë fjalimin tradicional të inaugurimit para shumë të pranishmëve dhe personaliteteve botërore.
Presidentja Vjosa Osmani dërgoi një delegacion i cili kryesohet nga ambasadori në SHBA, Ilir Dugolli.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-presidenti Behgjet Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli, por marrin pjesë në ceremoni.
Analistja politike, Magbule Shkodra thotë për KosovaPress se është mirë që politikanë dhe biznesmenë të ndryshëm nga Kosova po marrin pjesë në betimin e Trumpit si president, mirëpo sipas saj, ka qenë me rëndësi që vendi të përfaqësohet nga niveli më i lartë.
“Nuk ka marrë një ftesë ai [kryeministri Albin Kurti] si një udhëheqës i shtetit tonë dhe zyrtarët të tjerë të tij. Në anën tjetër, presidentja ka marrë një ftesë por sa kemi kuptuar ajo ka autorizuar ambasadorin tonë atje që të na përfaqësojnë. As kjo nuk më pëlqen, megjithëse presidentja Osmani mund të ketë arsyet e veta çfarëdo që të jenë ato përveç shëndetësore, ajo do të duhej të ishte atje. Është me rëndësi për Kosovën që të përfaqësohemi nga zyrtarët shtetëror. Mirë që po marrin pjesë zyrtarë të tjerë, pasi kemi një përfaqësues nga një parti opozitare, po ashtu përfaqësues të biznesit. Mirëpo mungesa e zotëri Kurtit atje flet më shumë. Raportet jo të mira të zotit Kurti me Shtetet e Bashkuara po reflektohet tani me këtë ftesë”, thekson ajo.
Edhe analisti politik, Arbnor Sadiku e sheh si shqetësuese mos-prezencën e ndonjërit prej krerëve të shtetit në inaugurimin e Trumpit.
“Kjo tregon për qasjen e presidentit Trump dhe Partisë Republikane se një qeveri, le të themi e kryesuar nga Kurti, që aktualisht është duke qeverisur, nuk është e mirëpritur për ta, pasi nuk është zgjidhja e duhur për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës….[Mospjesëmarrja as e presidentes Vjosa Osmani] Konsideroj se kjo mund të vije për faktin që presidentja Osmani është në vitin e fundit presidencial dhe roli i saj në politikë është jo më i peshuar se kur ishte në koalicion në listën e Vetëvendosjes. Natyrisht ajo është në një fazë të fundit të presidencës së saj dhe e konsideron vetën si pa të rëndësishme”, deklaron Sadiku.
Presidentja Vjosa Osmani, ditë më parë ka bërë të ditur se a marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump, mirëpo ajo ka vendosur që të delegojë një zyrtar nga kabineti i saj që të përfaqësojë Kosovën.
Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA në muajin nëntor, duke mundur kundër-kandidaten nga demokratët, Kamala Harris.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë