LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Zgjedhja e Besnik Berishës, në krye të Komisionet të Pavarur të Mediave, nxiti reagime të shumta.

Berisha u zgjodh në këtë pozitë tri ditë para se t’i përfundoj mandati kryetarit Jeton Mehmeti.

E për këtë proces, Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke e shqyrtuar nëse ka elemente të veprës penale.


Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Zjenullah Gashi. Ai tha se aktualisht janë në fazën e shqyrtimit.

“Jemi në fazën e shqyrtimit të rastit në fjalë si dhe vlerësimit të kompetencës lëndore nëse është për Prokurorinë Themelore apo për Prokurorinë Speciale”, ka thënë Gashi.

Komisioni i Pavarur i Mediave miraton ndryshimet në rregullore, Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri
Lexo po ashtu Komisioni i Pavarur i Mediave miraton ndryshimet në rregullore, Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri

Në mbledhjen e fundit të KPM-së, Besnik Berisha u zgjodh kryetar i këtij institucioni me katër vota.

Kryetari Jeton Mehmeti derisa mbylli mbledhjen e 17 janarit, u deklarua se misioni i tij mori fund aty.

“Nuk ndjej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në sallë dy kryetarë. Misioni im si kryetar merr fund këtu. Nëse thërret mbledhje tjetër, marr pjesë si anëtar. Këtu po e mbylli këtë mbledhje”, tha Mehmeti.

Ndaj mënyrës së zgjedhjes së Berishës në krye të KPM-së, pati reagim edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK shprehi shqetësim për procesin e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual. AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”, thuhej në reagim.

Reagime pati edhe nga partitë opozitare. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cilësoi këtë zhvillim si “kapje politike” nga qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Lexo po ashtu Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaroi se kjo qasje përbën “rrezik për funksionimin e mediave dhe demokracinë” dhe premtoi se pas 9 shkurtit pavarësia e institucioneve do të mbrohet.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e quajti zgjedhjen e kryetarit të ri një “tentativë autokrate” për të kontrolluar institucionet e pavarura të mediave, sidomos në prag të fushatës elektorale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori