LAJMI I FUNDIT:

Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit, sot kanë zhvilluar një aksion në Gjakovë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona nën dyshimet për marrje të ryshfetit.

Policia kishte pranuar informatën se tre të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së.


Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë
Lexo po ashtu Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat të avancuara hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Policia shton se sot me urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim: para të gatshme 11600 Euro, katër telefona mobil , një IPOD, një pasaportë e Republikës se Shqipërisë dhe një letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë.

“Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

Lajme
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori